LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën e Tokës kërkohet vetëdije qytetare për ruajtjen e mjedisit

Në Ditën e Tokës kërkohet vetëdije qytetare për ruajtjen e mjedisit

Sot, në Ditën e Tokës, 22 Prill 2020, planeti Tokë gjendet përballë dy krizave globale: E para është sfida e përballjes me pandeminë COVID-19 dhe e dyta, ajo e ndryshimeve klimatike.

Green Art Center-Prishtina (GAC) përmes një komunikate për media thekson se pandemia globale e gjeti botën të papërgatitur dhe momentalisht është duke luftuar për ta zgjidhur sa më pare atë, ndërkohë që jemi akoma në kohë për të përmirësuar dhe zvogëluar ndotjen mjedisore që ndikon në ndryshimet klimatike e si rrjedhojë do të ndikojë në jetën tonë në të ardhmen.

“Përderisa shihen qytete të zbrazura, në të njëjtën kohë, dukshëm, kjo periudhë ka pasur ndikim pozitiv në përmirësimin e cilësisë së ajrit në botë.  Kjo kohë e pandemisë le të shërbejë si vetëreflektim!”, thuhet në komunikatë.


Me aksione simbolike në kushte të izolimit shtëpiak, në manifestimin e ditës së Tokës, organizata joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC) fton shoqërinë që të nisë të reflektojë për rolin në mbajtjen pastër të ambienteve ku jetojmë dhe veprojmë, në zhvillimin e sjelljeve eko-mjedisore përmes krijimit të shprehive të ripërdorimit, zbatimit të programeve për riciklim si dhe të kompostimit të mbeturinave; duke kontribuar në këtë mënyrë në zvogëlimin e ndotjes që ne si individë ja shkaktojmë çdo ditë vendit tonë dhe planetit Tokë.

Sot, GAC i bën thirrje komunitetit të gjerë që përmes mesazheve të ndryshme në formë digjitale nën sloganin #EarthDay2020 si dhe duke dhënë shembullin më të mire në botë, të promovojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit jetik me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare, vetëreflektimit individual dhe institucional për ndërmarrjen e masave për përmirësimin e ambientit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori