Agjentët e policisë kufitare në Argjentinë kapën një grua, e cila po tentonte të kontrabandonte katër kilogramë marijuanë, duke u shtirur se ishte shtatzënë, ndërsa udhëtonte me në një autobus afër kufirit me Kilin, transmeton Telegrafi.

E dyshuara, 34 vjeçare, po shkonte nga Mendoza në Santa Cruz të martën e kaluar, kur autobusi që ajo dhe burri i saj 36-vjeçar ishin, u ndal në një pikë kontrolli.


sf1 2

Sipas një raporti policor, agjentët e policisë argjentinase hynë në autobus dhe vunë re se edhe burri po mbante një çantë të madhe të zezë në prehër të tij.

Pasi e kontrolluan dhe gjetën marihuanë, oficerët i zbritën burrin dhe gruan e tij nga autobusi.

sf2 3

Gjatë një kontrolli sekondar, gruaja u tha policëve se ishte shtatzënë, por policët u alarmuan kur vunë re një lëvizje të çuditshme në zonën e barkut.

Pas kontrollimit të gruas, policët zbuluan një objekt të madh të ngjitur në bark.

sf3 2

Policët gjetën edhe 15 tufa të tjera kokainë të mbështjella me plastikë.

Të dy të dyshuarit po mbahen nën përkujdesjen e Ministrisë së Sigurimit në pritje të akuzave për t'u zyrtarizuar. /Telegrafi/