LAJMI I FUNDIT:

Në 20 vjetorin e rënies, kujtohet komandanti i njësisë së parë guerile të LKÇK-së

Në 20 vjetorin e rënies, kujtohet komandanti i njësisë së parë guerile të LKÇK-së

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka përkujtuar Agron Rrahmanin, në 20 vjetorin e rënies së tij.

“Eu Agron, sa shpejtë shkuan 20 vjet. Eu, sa shumë uji eci këto 20 vjet. Kosova u çlirua dhe u bë shtet, jo krejt si deshe ti me shokë, por një hap i madh para është bërë. Çlirimtarja, shëmbëlltyra jote, 20 vjet po i bën. 20 vjet po i bën, pa të parë asnjëherë. Ne të gjallët, sa herë e shohim, vaji na mbërthen. E ti, ti buzëqeshur, si gjithnjë. Nuk po plakesh hiç shok. Ashtu siç nuk plaket as vepra jote, as rënia jote, as puna jote. Eu, shkuan 20 vjet, pa ty”, ka shkruar Murati, në profilin e vet në Facebook.

“E liria nuk do kishte ardhur pa ty komandant i të parës njësi guerile të LKÇK-së në Prishtinë ‘Rexhep Mala’ (që ishte bërthama e gueriljes së UÇK-së për Prishtinë ‘BIA’), pa punën tënde për të përhapur dritën e mobilizimit luftarak në popull, pa vendosmërinë tënde, për të mos u ndalur asnjëherë, edhe atëherë kur shumica nuk besonin në rrugën e luftës çlirimtare. Ishe një fanar lirie, atëherë kur liria dukej larg. Ishe shpresa, kur ajo dukej se nuk banonte në Kosovë. U prefsh në paqe komandant Agron”, ka thënë tutje Murati.


Agron Rrahmani ka rënë gjatë luftimeve të zhvilluara kundër policisë së armikut në mëngjesin e 12 majit të vitit 1998 në Lagjen e Muhagjerëve në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori