Mesdheu po preket gjithnjë e më shumë nga valët e të nxehtit, periudhat e thatësirës dhe zjarret e pyjeve. Kjo do të ketë pasoja për turizmin.
Megjithëse këto vende rregullisht ka pasur zjarre në pyje, valë të nxehti njëra pas tjetrës me temperatura që i kalojnë 40 gradët Celcius dhe periudha thatësire, turizmi shënon ende shifra rekord edhe këtë vit në vendet e pushimeve si Spanjë, Greqi dhe Itali.
“Deri tani nuk është duke u vënë re ndonjë ndryshim në sjelljen e turistëve për shkak të ndryshimit të klimës”, thotë profesori i turizmit, Stefan Gössling nga Universiteti i Linnaeusit, i cili merret me temën e ndryshimit të klimës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Vendet e Mesdheut ende të preferuara
Këtë e tregojnë edhe shifrat. Në Itali pritet që këtë vit shifrat e turizmit të arrijnë nivele rekord. Në Spanjë hotelet janë mbushur si gjithnjë. Sipas të dhënave të Shoqatës Gjermane të Udhëtimeve, edhe këtë vit vendet mesdhetare janë destinacionet më të kërkuara nga gjermanët.
Prognozat e fundit të European Travel Commission, Komisionit Evropian të Udhëtimeve, tregojnë se Franca, Italia dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të preferuara evropiane për turizëm. Greqia dhe Kroacia pasojnë duke zënë vendin e pestë dhe të gjashtë.
“Pjesa më e madhe e turistëve kanë harresë kronike”, thotë Ulrich Reinhardt, drejtues shkencor në Fondacionin e Çështjeve të së Ardhmes në Hamburg.
Bregdeti me diell, moti i ngrohtë, mikpritja e vendasve si dhe mundësitë dhe vendet interesante janë shumë tërheqëse.
“Edhe në të ardhmen shumë pushues do të duan t’i kalojnë pushimet në rajone që ndodhen në rrezik për shkak të kushteve ekstreme të motit”, shton ai.
Megjithatë ekspertët janë të një mendjeje se pasojat e ndryshimit të klimës do të prekin edhe turizmin e vendeve mesdhetare.
Preferenca për Evropën Juglindore në rënie
“Do të ketë ndryshime graduale”, thotë Profesor Gössling.
Me siguri që në Spanjë, Itali dhe Greqi do të përdoren më shumë sezonet e tjera. Autorët e një studimi të Komisionit të BE-së, botuar së fundmi, thonë se rajonet jugore “do të konfrontohen me rënie të turizmit”.
Atrakiviteti i Evropës Juglindore si rajon turistik do të bjerë gjatë periudhës së verës. Kurse Evropa Veriore dhe e Mesme mund të përfitojnë nga ndryshimi i klimës duke rritur forcën tërheqëse për turistët.
Kështu mendon edhe studiuesi Reinhardt. Destinacionet veriore patën që vitin e kaluar rritje kërkese.
“Megjithatë turistët edhe në 20 deri 50 vitet e ardhshme nuk do të duan t’i kalojnë pushimet e verës në Skandinavi, kjo edhe sepse këto vende as nuk janë orientuar as nuk duan të orientohen nga turizmi masiv”, thotë Reinhardt.
Prandaj, bum do të kenë destinacionet turistike që edhe sot janë orientuar tek udhëtimet, si për shembull Deti i Veriut dhe Deti Baltik.
“Në Evropë pritet të ketë kthim të turizmit alpin dhe rritje e popullaritetit për vendet e Evropës Lindore”, shton ai.
Male në vend të detit, Talini në vend të Athinës
Kjo do të ndodhë shumë më shpejt se mendohet, fillimisht si plotësim dhe jo zëvendësim për destinacionet mesdhetare.
“Në 20 vitet e ardhshme më shumë turistë do t’i kalojnë pushimet në male dhe jo në plazhet e Majorkës, Ballermann”, thotë i sigurt Reinhardt.
Udhëtimet në qytete do të bëhen më shpesh për në Reykjavik, Talin ose Kopenhagë dhe më rrallë në Athinë, Venecia apo Barcelona. Për t’u përshtatur me kushtet e ndryshuara, kërkohet “punë strategjike përshtatjeje”, e cila nuk është bërë nga shumë vende jugore. Për këtë kërkohet menjëherë të bëhet diversifikimi i ofertave turistike.
“Në vendet mesdhetare turizmi prej kohësh përqendrohet tek dielli dhe deti”, pohon Reinhardt.
Kjo temë duket të mos jetë prioritare për shembull për Spanjën. Në raportin aktual të shoqatës më të rëndësishme të këtij sektori, Exceltur, fjala “ndryshimi klimës” nuk shfaqet kurrkund.
“Shumë hotele reagojnë sipas motos ‘kondicionerë kundër ndryshimit të klimës’, gjë që i përgjigjet turistëve për momentin, por që nga pikëpamja energjetike ka drejtimin e gabuar”, shton ai.
Përpjekje të mëdha kërkohen për shembull për mbrojtjen nga përmbytjet, krijimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, si dhe përmirësimin e furnizimit me ujë.
Hapat e parë për të bërë përshtatjen
“Përparimet janë më të ngadalta se duhet, por të paktën janë duke u hedhur hapat e parë”, thotë profesor Jorge Olcina, gjeograf dhe ekspert për ndryshimin e klimës në Universitetin e Alicantes.
Kështu në Spanjë është nxjerrë në vitin 2021 ligji për ndryshimin e klimës dhe shumë qytete dhe rajone kanë bërë planet për përshtatjen me kushtet e ndryshuara. Kështu për shembull ka bërë edhe Benidorm, një vend i rëndësishëm turistik në Costa Blanca.
Atje në të ardhmen përqendrimi do të bëhet në sezonet e tjera, sepse temperaturat në rritje kanë bërë që rrymat e turistëve të ndryshojnë, thuhet në një dokument përkatës.
Pushuesit mund të preferojnë në të ardhmen destinacione turistike me klimë më të butë. Por këtë verë kjo gjë nuk ndihet: Shoqata Lokale e Hoteleve pret që gjatë muajit gusht 90 për qind e dhomave të zihen. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe