LAJMI I FUNDIT:

AAA, Besa dhe LD: BE-ja reagon, ndërsa Ali Ahmeti neglizhon dhe nënçmon

AAA, Besa dhe LD: BE-ja reagon, ndërsa Ali Ahmeti neglizhon dhe nënçmon

Opozita e bashkuar shqiptare, konkretisht partia Alterntiva, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike kanë mbajtur sot një konferencë për shtyp para Misionit të Bashkimit Europian në Shkup, për të dëshmuar në mënyrë simbolike se i mbështesin qëndrimet e BE-së kundër ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.

“Tashmë nuk është aspak e nevojshme të komentojmë e të shpjegojmë ne për të konstatuar se kush po e keqpërdor “Europën”. Është vetë ambasadori i BE-së ai që ka deklaruar se Komisioni Evropian ka reaguar për përdorimin e flamurit të BE-së për ndryshimet në Kodin Penal dhe se BE-ja e konsideron të papërshtatshme këtë, duke shpjeguar se kjo është një çështje që kërkon diskutim, aq më shumë që këto ndryshime janë rrezik për shtetin e së drejtës përderisa e hapin rrugën e rritjes së mosndëshkimit.”- thonë nga opozita e bashkuar shqiptare.

Nga opozita shqiptare thonë se si kundërpërgjigje për Brukselin, është deklarata e Ali Ahmetit para disa ditëve kur tha se “edhe Brukseli edhe Uashingtoni, kur të hyjnë në analizë më të thellë, do t’i kuptojnë arsyet.


“Jemi në proces screening-u dhe ndryshimet në drejtësi janë një prioritet”. Kjo përgjigje e tij jo vetëm që e fyen inteligjencën e qytetarëve dhe inteligjencën e Komisionit Evropian, por zbulon se keqpërdorimi është bërë kryefjala i këtij subjekti.”- theksojnë nga opozita e bashkuar shqiptare.

Ata akuzojnë edhe për keqpërdorimin e flamurit evropian.

“Ne tashmë jemi mësuar që të keqpërdoren flamujt në realizimin e qëllimeve të tyre dhe kjo ndodh për dekada me radhë. Ata e keqpërdorën flamurin shqiptar për të manipuluar me shqiptarët se e duan interesin e tyre, siç ishte edhe manipulimi me idenë e kryeministrit shqiptar, që tash të deklarojnë se ka mbaruar koha e patriotizmit, për të kaluar pastaj në ndryshimet në Kodin Penal, sepse kjo qenka e nevojshme për reformat në drejtësi dhe këtë na e kërkuaka BE-ja. E tash kur edhe vetë BE-ja ka reaguar negativisht ndaj këtij ndryshimi, ata përsëri dalin të manipulojnë duke thënë se “mos u shqetësoni, sepse BE-ja e SHBA-ja nuk e kanë kuptuar mirë arsyen e atij ndryshimi në Kodim Penal dhe nuk e dinë sa i rëndësishëm është ky ndryshim”. Ofendim më të madh BE-së dhe SHBA-së, në këto 20 vjetët e fundit, nuk u ka bërë askush.”.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori