LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet Kushtetuese në RMV: Nesër skadon afati i nominimit të ekspertëve

Ndryshimet Kushtetuese në RMV: Nesër skadon afati i nominimit të ekspertëve

Të martën duhet të publikohen ekspertët dhe emrat e propozuara nga partitë politike në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese. Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se kanë mbërritur disa nominime nga partitë, por pa zbuluar emra.

Konfirmime ka edhe nga ekspertët që do të marrin pjesë në përgatitjet e ndryshimeve kushtetuese. Nga Qeveria, nuk kanë bërë publike listën e emrave por kanë bërë thirrje që të gjitha partitë të kyçen në këtë process.

Në opinion tashmë përmendem emrat e profesorëve Renata Deskoska, Besa Arifi, Svetozar Shkariq, Jeton Shasivari e të tjeë, për të cilët thuhet se do të jenë ekspertët që do të japin këshilla për futjen e Bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.


Por, duket se pushteti do të mbetet I vetëm në procesin e ndryshimeve kushtetuese, pasi OBRM-PDUKM-ja dhe “Levica” bënë të ditur se nuk do të marrin pjesë në grupet e punës.

Përgjigje negative mbërriti edhe nga Alternativa. Sipas tyre, nuk mund të ekzistojnë grupet e punës për ndryshimet kushtetuese derisa nuk arrihet konsensusi midis partive politike.

Negativisht u përgjigjwn edhe nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, nga ku thanë se ndryshimi I Kushtetutës është I papranueshëm pa reciprocitetin nga Bullgaria.

Ndryshe, të hënën skadon afati që Ministria e Drejtësisë e vendosi në shkresën drejtuar institucioneve dhe partive politike përtë caktuar përfaqësuesit në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski kohë më parë deklaroi se kjo është çështje e brendshme që do ta zgjidhin institucionet e vendit pa implikime nga ana e Bullgarisë, për shkak se, sic tha, ndryshimet kushtetuese janë obligim për Maqedoninë e Veriut që lidhen me negociatat aderuese për anëtarësim në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori