Pasojat e ndryshimeve klimatike dhe ndotjes së ajrit mund të shkaktojnë deri në 30 milionë vdekje në vit deri në vitin 2100, sipas një studimi të realizuar nga Instituti për Kimi, Max Planck në Gjermani.
Deri tek ky përfundim shqetësues është arritur duke përdorur simulime numerike moderne për të vlerësuar vdekshmërinë e shkaktuar nga temperaturat ekstreme dhe ndotja e ajrit.
Sipas udhëheqësit të studimit, Andrea Pozer, rreth 1.6 milion njerëz vdesin çdo vit në fillim të këtij shekulli si pasojë e të nxehtit ose të ftohtit ekstrem.
Ky numër pritet të rritet shtatëfish deri në fund të shekullit, duke arritur në 10.8 milionë vdekje. Ndërkohë, ndotja e ajrit, e cila shkaktonte 4.1 milionë vdekje çdo vit në fillim të shekullit, mund të arrijë në 19.6 milionë vdekje vjetore deri në fund të shekullit.
Studimi është publikuar pak pas një raporti të OKB-së që paralajmëron për një rritje katastrofike të temperaturës globale prej 3.1 gradë Celsius gjatë këtij shekulli, shkruan yahoonews.
Projekti ka analizuar periudhën nga viti 2000 deri në 2090, duke përfshirë intervale dhjetëvjeçare.
Rezultatet tregojnë se numri i vdekjeve do të ndryshojë ndjeshëm në varësi të rajonit. Azia Jugore dhe Lindore pritet të preken më rëndë, për shkak të popullsisë së moshuar dhe ndotjes ekstreme të ajrit.
Në vendet me të ardhura të larta, si Europa Perëndimore, Amerika e Veriut, Australia dhe rajonet e Paqësorit, vdekjet nga temperaturat ekstreme do të jenë më të larta sesa ato nga ndotja e ajrit.
Vendet si SHBA-ja, Anglia, Franca, Japonia dhe Zelanda e Re tashmë po përjetojnë këtë trend. Ekspertët paralajmërojnë se rreziku nga temperaturat ekstreme do të rritet, duke prekur gjithashtu vende si Polonia, Rumania dhe disa pjesë të Amerikës së Jugut.
Për më tepër, shkencëtarët paralajmërojnë për një rritje të nivelit të detit deri në 1.2 metra deri në vitin 2300, edhe nëse përmbushen objektivat e përcaktuara nga Konferenca e Klimës në Paris më 2015.
Megjithatë, asnjë nga 200 qeveritë që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Parisit nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat e saj, përfshirë reduktimin e emetimeve të gazeve të dëmshme në zero deri në gjysmën e dytë të shekullit. Kjo thekson urgjencën për veprime të menjëhershme për të zbutur pasojat e ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Trump: Ukraina duhet të bëjë paqe ose do t'i duhet të vazhdojë të luftojë e vetme

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk