Nën drejtimin e Jupp Heynckes, ekipi gjerman ka luajtur zakonisht me sistemin 4-2-3-1 dhe në sezonin e kaluar arriti të fitojë Bundesligan, DFB-Pokal dhe Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër, strategu spanjoll luajti me sistemin 4-1-4-1 në humbjen prej 2-4 ndaj Borussia Dortmundit në Superkupë.


“Në sezonin e kaluar fituam gjithçka dhe po të mos kishim bërë ndryshime, kundërshtarët tanë do ta kishin më të lehtë të na përshtaten”.

“Sistemi i ri e bën lojën tonë edhe më të vështirë për t’u parashikuar. Ne mund t’i ndërrojmë taktikat në mes të ndeshjes ose të ndryshojmë disa lojtarë duke ia bërë edhe më të vështirë kundërshtarit”, ka thënë francezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app