LAJMI I FUNDIT:

Ndrydhja e nevojave për çokolatë është e dëmshme

Ndrydhja e nevojave për çokolatë është e dëmshme

Tentimi që t’i ndaloni ëmbëlsirat, të cilat ju shtojnë peshë trupore, e posaçërisht ato me të cilat kënaqeni me të vërtetë, do të mund të kishte efekt të kundërt dhe do tu shtynte që të hani më shumë.

Për shembull, gratë të cilat janë përpjekur të mos mendojnë në çokolatë, kanë ngrënë më shumë se ato të cilat nuk kanë menduar për ëmbëlsirën e preferuar. Efekti i ngjashëm është hetuar edhe tek duhanpirësit, kanë thënë hulumtuesit britanikë.

Studimin e ka udhëhequr dr. James Erskine, derisa ai ka përfshirë 134 të anketuara, prej të cilave gjysma ka marrë udhëzime që të mos mendojë për çokolatë, derisa gjysmës tjetër i është lejuar që të flasin për çokolatën kur të duan.


Është dëshmuar që gratë të cilat kanë shtypur mendimet për çokolatën, kanë ngrënë më shumë se ato se cilat kanë folur lirshëm për të.

Hulumtimi ka dëshmuar që, është e vërtetë se ndrydhja e mendimeve dhe ndjenjave të caktuara, shtynë që ato të bëhen edhe më dominante. Megjithatë, hulumtimi i përmendur është i parë i sojit i cili e ka vërtetuar këtë në mënyrë të prekshme.