LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit, shkaktari kryesor i “vdekjeve të heshtura”

Ndotja e ajrit, shkaktari kryesor i “vdekjeve të heshtura”

Ndotja e ajrit është rreziku më i madh ambiental për shëndetin publik në Evropë, por qeveritë po dështojnë në trajtimin siç duhet të krizës.

Sipas një raporti të Gjykatës së Auditimit të Bashkimit Evropian, limitet e ndotjes së ajrit në Evropë janë më të ulëta sesa ato të parcaktuara në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e pjesa më e madhe e vendeve të BE-së nuk i përmbahen asnjërit prej tyre.

Ajri toksik vret rreth 400 mijë evropianë para kohe çdo vit. Në auditin e saj, gjykata e BE-së kërkon standardizimin e ligjeve evropiane për cilësinë e ajrit me ato të OBSH-së, që janë të paktën dy herë më të larta për pjesëzat “PM2.5” dhe “PM10” dhe 6 herë më strikte për dioksidin e sulfurit “SO2”.


Ekspertët e BB-së thonë se shkalla e vdekjeve të heshtura – siç i quajnë ata, – nga ajri i helmuar është i papranueshëm.

“Ne – thonë ata, – kemi një krizë shëndeti në Evropë për shkak të ndotjes së ajrit. Më shumë se 1.000 vdekje të parakohshme çdo ditë regjistrohen në BE për shkak të ndotjes. Audituesit këshillojnë një rishikim të politikave evropiane dhe përshpejtim të procedurave të referimit në gjykatë të rasteve të shkeljeve”. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Kalo në kategori