NDOFTA ZEMRA
Poezi nga: Salvatore Quasimodo Përktheu: Beti Njuma
Do humbojë aroma therëse e blirit
natën me shi. E zbrazët do jetë
koha e shendit, furia e saj,
ai kafshim i rrufeshëm shkallmues.
Mbetet disi e nderë plogështia,
kujtimi i një lëvizjeje, i një rrokjeje
si një flatrim i ngadaltë zogjsh,
mes avujve të mjegullës. Dhe akoma pret,
s’di çfarë e humbura ime; ndofta
një orë vendimtare, që të ringjallë
fillimin ose fundin; fat i njëjtë
tanimë. Këtu tymi i zi i zjarreve
ende ta than gurmazin. Në mundsh,
harroje at’ shije squfuri
dhe frikën. Na drobisin fjalët,
ringjiten prej ujit t'rëndë,
ndofta zemra na mbetet, ndofta zemra…
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























