LAJMI I FUNDIT:

Ndocaj niset për në SHBA, por rrugës adopton një fëmijë

Ndocaj niset për në SHBA, por rrugës adopton një fëmijë

Deputetit socialist Eduart Ndocaj ka njoftuar se është nisur për në Shtetet e Bashkuara sot.

Ai ka pozuar në foto nga aeroporti i Milanos bashkë me gruan e tij, por ka patur një suprizë.

Në fakt Ndocaj përcjell një lajm mjaft human.


“Rruges drejt New York, keta djem dhe vajza me ndaluan per nje mision fisnik . Per te adoptuar nje femije ne distance. Dhe e bera me shume kenaqesi, edhe pse ate femije nuk e njoh. Por e di se jane me miliona femije qe kane nevoje per nje kontribut shume te vogel nga ne por nje mrekulli per ata. Pra nje kafe ne dite me pak per t’ja dedikuar nje femije te pa fat”, shkruan ai ne Fb.
ndocaj adopt

Shpresojmë që gjesti njerëzor i Ndocajt të ndiqet edhe nga politikanët e tjerë në Shqipëri.