Ndjesia e golit të parë, trajneri i ri dhe një mesazh për tifozët shqiptarë – Armando Broja rrëfehet për të gjitha

Armando Broja ka dhënë një intervistë ekskluzive për SuperSportin ku ka rrëfyer emocionet e golit të parë me Chelsean në Ligën Premier.
Sulmuesi kuqezi ka rezervuar fjalët më të mira për trajnerin Graham Potter dhe dyshen e sulmit Aubameyang-Sterling.
Në fund të intervistës, Broja ka edhe një mesazh për tifozët shqiptarë.
Si u ndiet pasi shënuat golin e parë me fanellën e Chelsea-t?
Ishte një ndjesi e mrekullueshme kur shënova golin tim të parë me Chelsean në Ligën Premier, me ekipin tim të fëmijërisë. Ishte si një ëndërr e bërë realitet. E kam të vështirë ta përshkruaj, por ishte një moment fantastik për mua dhe për familjen time dhe ndihem i lumtur që pata mundësinë ta arrij këtë. Shpresoj se do të realizoj gola të tjerë në të ardhmen.
It’s a beauty! ✌️#CheWol pic.twitter.com/Onm51NR2uW
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 8, 2022
Tani keni një trajner të ri tek Chelsea. Çfarë ka ndryshuar që pas ardhjes së Graham Potter?
Që kur Potter u afrua, ai ka komunikuar shumë mirë me të gjithë lojtarët. Ka arritur t’i njohë të njohë të gjithë dhe ka adresuar problemet e ekipit. Ai ka qenë i mahnitshëm që në momentin e parë këtu, në ekip. Ai i ka ndihmuar të gjithë lojtarët dhe me të mund të flasim lirshëm kur gjërat nuk ecin siç duhet. Ai është me të vërtetë bashkëpunues dhe jemi me fat që kemi mundësinë të mësojmë nga ai dhe stafi i tij.
A mendoni se trajneri i ri ka më shumë besim tek ju dhe do t’ju japë më shumë minuta në krahasim me Thomas Tuchelin?
Nuk jam shumë i sigurt, por që kur ka ardhur ai më ka folur shumë, jo vetëm mua, por edhe me lojtarët e tjerë. Ai është munduar t’i njohë të gjithë me hollësi, prejardhjet dhe formimin që kanë. Për më tepër, unë kam marrë më shumë minuta. Formacioni është zgjedhje e tij, ai zgjedh skuadrën dhe ai e bën këtë gjë në bazë të asaj që është më e duhura sipas tij. Sipas këndvështrimit tim, unë duhet vetëm të punoj fort dhe të stërvitem, në mënyrë që kur të jem në fushë të provoj të gjej rrugën e rrjetës, të asistoj për shokët e skuadrës dhe të kontribuoj sa më shumë të jetë e mundur, diçka që është shumë e rëndësishme.
Sezonin e fundit shënuat 6 gola me Southamptonin, me Vitessen shënuat rreth 11. Cili është objektivi për këtë sezon? Sa gola mendon se mund të shënosh?
Nuk mund të përcaktoj një numër të saktë, zakonisht objektivat i mbaj për vete. Personalisht, do të mundohem t’i arrij objektivat gjatë sezonit. Nuk më pëlqen të vendos një numër. Thjesht dua që të luaj, ta shijoj, të luaj për shokët, skuadrën dhe tifozët. Nuk vendos numra për arritjet e mia, mundohem t’i mbaj për vete.
Si mendon se është të luash rreth “superyjeve” të Chelseat si Aubameyang dhe Sterling, që, së fundmi, kanë formuar edhe një partneritet në repartin e sulmit?
Është e mrekullueshme. Ata të dy kanë bërë gjëra të shkëlqyera në karrierat e tyre. Kështu që të mësoj nga ata në stërvitje dhe jashtë fushës është shumë e rëndësishme për mua si lojtar i ri. Kam mundësinë të shoh si stërviten dhe çdo gjë që bëjnë. Mundohem të marr mësime nga ata, të marrë ndonjë ide dhe ta implementoj tek vetja. Pa dyshim që përpiqem të mësoj nga dy lojtarë të mëdhenj si Aubameyang dhe Sterling.
Pyetja e fundit. A keni ndonjë mesazh për tifozët shqiptarë, pasi ata të ndjekin çdo javë duke luajtur me Chelsean?
Natyrisht, tifozët shqiptarë kanë një vend të madh në zemrën time. Ata më kanë mbështetur përgjatë gjithë rrugëtimit tim, kështu që i falënderoj shumë për mbështetjen e vazhdueshme, e vlerësoj shumë, faleminderit djema!
Falë teje, Chelsea në Shqipëri ka më shumë tifozë…
Faleminderit!
/Supersport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë