LAJMI I FUNDIT:

“Ndiqni politikën e transferimeve të Real Madridit – jo të Chelseat!”, Tebas këshillon Barcelonën

“Ndiqni politikën e transferimeve të Real Madridit – jo të Chelseat!”, Tebas këshillon Barcelonën

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas i ka bërë thirrje Barcelonës që të ndjekë politikën e transferimeve të rivalëve të urryer, Real Madridit .

Tebas po komentonte çështjet e Fair Play Financiar të Barçës dhe se si ata mund të punojnë në afatin kalimtar të kësaj vere.

“Do të shqetësohesha nëse paratë e investuara do të ishin më të larta dhe ata nuk mund t’i paguanin. Real Madridi ka kaluar dy vite pa investime”, ka thënë fillimisht Tebas.


Barcelona po shqyrton opsionet për të luajtur në kontinente tjera në rast të ndalimit të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Barcelona po shqyrton opsionet për të luajtur në kontinente tjera në rast të ndalimit të Ligës së Kampionëve

“Lokomotiva jonë, që është Real Madridi, nuk e ka bërë këtë pasi ata mendojnë se skuadra e tyre është e mirë. Nuk jam i shqetësuar për sa kohë që ekipet tona janë konkurruese. Real Madridi është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mundur Chelsean; Topi i Artë është në Spanjë, siç është Vinicius Jr, një lojtar i mrekullueshëm”.

“Ne kemi shitur më pak se vitet e tjera dhe lojtarët më të mirë po qëndrojnë në Spanjë. Nuk ka nevojë të shpenzojmë për hir të shpenzimeve. Pse duam kaq shumë lojtarë nëse ata thjesht do të ulen në stol?”.

Presidenti i La Ligas, Tebas tregon çfarë duhet të bëjë Barcelona për të nënshkruar me Messin
Lexo po ashtu Presidenti i La Ligas, Tebas tregon çfarë duhet të bëjë Barcelona për të nënshkruar me Messin

“Barcelona do të shesë lojtarë për të ardhura të mira. Plani i tyre po ecën në atë mënyrë. Nuk do të ketë atë ethe investimi në Angli pasi qeveria do të vendosë frenat. Ky është mendimi im”.

“Unë mendoj se, përveç Chelsea, i cili është jashtë feste, tjerat skuadra nuk do të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë. Rruga që qeveria po ndjek me Fair Playin e ri Financiar të UEFA-s do t’i bëjë gjërat më të vështira”, përfundoi presidenti i La Ligas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Kalo në kategori