LAJMI I FUNDIT:

Ndikuesit hoqën dorë nga adoptimi i një fëmije sepse nuk mund ta ekspozojnë në internet

Ndikuesit hoqën dorë nga adoptimi i një fëmije sepse nuk mund ta ekspozojnë në internet

Ndikuesja Nikki Phillippi ka mbi një milion abonentë në YouTube, ku publikon rregullisht përmbajtje në lidhje me jetën familjare me bashkëshortin e saj, Dan.

Së fundmi ata shkaktuan reagime të stuhishme në rrjetet sociale pasi u bë e ditur se ata kishin në plan të birësonin një fëmijë nga Tajlanda, por u tronditën me faktit që nuk do të lejohen ta shfaqin fëmijën në përmbajtjet e tyre online, prandaj çifti i martuar hoqën dorë nga synimi i tyre.

Edhe pse ngjarja në fjalë ka ndodhur disa vite më parë, një video e shkurtër e një videoje të Nikit dhe Danit që flisnin rreth saj u shfaq së fundmi në profilin e TikTok që poston shpesh polemika të influencuesve. Kjo video u bë virale në një kohë të shkurtër dhe aktualisht ka gjashtë milionë shikime.


“Kjo është e tmerrshme, dëshmi se vendimi për ndalimin e publikimit të fëmijëve në rrjetet sociale, pra në internet, ishte ende një ide e shkëlqyer”, është vetëm një nga komentet e njerëzve poshtë videos, të cilët janë tronditur nga vendimi i influencuesit.

Siç shpjegohet nga krijuesi i këtij profili në TikTok i quajtur @the_internet_is_foreverr, me postimet e tij ai përpiqet të tërheqë vëmendjen dhe të zgjojë shqetësimin e publikut për kulturën e ndikimit të sotëm dhe faktin që shumë prindër në fakt përdorin fëmijët e tyre ekskluzivisht si burim të ardhurash. /Telegrafi/

@the_internet_is_foreverr Like Dan said, “I mean, Nikki’s got a YouTube channel, and we share a whole lot.” #nikkiphillippi #childrenarenotcontent #youtubers #youtubersbelike #parenting #adoption #thailand #onlinesafety #stopexploitingkids #protectthechildren #fyp ♬ original sound – Renee

Në trend Fun

Më shumë
Një pulë që ecën dhe kërcen në një fshesë me korrent robotik i bëri njerëzit të qeshin

Një pulë që ecën dhe kërcen në një fshesë me korrent robotik i bëri njerëzit të qeshin

Fun
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë, detyrohet sigurimi ta tërheq zvarrë mbrapa

Roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë, detyrohet sigurimi ta tërheq zvarrë mbrapa

Fun
Cila ombrellë është e ndryshme nga të tjerat?

Cila ombrellë është e ndryshme nga të tjerat?

Interesante
Kalo në kategori