LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i pandemisë në shtimin e dhunës, vrasjeve dhe vetëvrasjeve në Kosovë, flet psikoterapeuti Avdijaj

Ndikimi i pandemisë në shtimin e dhunës, vrasjeve dhe vetëvrasjeve në Kosovë, flet psikoterapeuti Avdijaj

Humbja e njerëzve të afërm, karantinimi, kufizimi i lëvizjes, frika nga humbja e vendit të punës dhe shqetësimi për të ardhmen, këta janë disa faktorët që ndikojnë jo vetëm në shëndetin fizik, por edhe mendor të qytetarëve gjatë pandemisë COVID-19.

Psikoterapeuti Yll Avdijaj në një intervistë për Telegrafin ka folur për ndikimin e pandemisë COVID-19 në shëndetin mendor.

“Tash e një vit jemi në gjendje pandemie ku kemi pasur edhe momente izolimi, të cilat qysh në fillim kanë shkaktuar një lloj frike, një lloj paniku të popullata. Mbyllja ka ndikuar të shumë persona, disa kategori e individëve kanë qenë më të hapur, por ka pasur kategori të njerëzve që e kanë përjetuar shumë më ndryshe se tjerët do të thotë më keq, më më frikë me shqetësim. Kjo pandemi edhe në fushat tjera ka arritur me shkaktu shumë probleme tjera, frikë nga infektimi, frikë nga vdekja, humbjen e punës, mbylljet e bizneseve, problemet politike që ishin njëkohësisht. Do të thotë të gjitha këto sikur u grumbulluan përnjëherë edhe i ranë popullatës dhe e shkaktuan këtë gjendje kaotike”, ka deklaruar ai.


Duke folur për rritjen e rasteve të dhunës, vrasjeve dhe vetëvrasjeve, Avdijaj tha se disa nga konfliktet kanë qenë edhe më herët por që edhe gjendja me COVID-19 ka pasur ndikimin e vet.

“Në shoqërinë tonë disa konflikte vetëm se kanë ekzistuar më herët, por i kemi ikur dhe jemi shmangur nga situata të cilat në përballje me ato konflikte. Mirëpo në rastet kur është imponuar izolimi në një farë mënyrë sikur nuk ke pasur hapësirë të ikësh nga problemet të cilat po i përjetojnë personat, dhe në shumë familje kanë rezultuar me dhunë, dhe me vrasje. Ndërsa, të personat tjerë që nuk kanë mundur me i bë ballë këtij izolimi kësaj pandemie shpesh-herë kanë rezultuar edhe me vetëvrasje”, sqaroi ai.

I pyetur nëse është ndonjë grup-moshë që është më e ndjeshme dhe e prirë për të bërë krime, Avdijaj tha se nuk ndonjë grup moshë të caktuar.

“Krime realisht nuk ka grup moshë të caktuar që me veçu, mirëpo fokusi është të problemet që kanë njerëzit brenda tyre, konfliktet të cilat ata i përjetojnë dhe po i kalojnë, kjo mundet me qenë një prej faktorëve të cilat munden me i shty më bo vetëvrasje apo vrasje. Janë edhe faktorët tjerë, p.sh si problemet psikologjike që është faktor shumë i rëndësishëm, që personat p.sh mund të kenë probleme psikologjike, psikiatrike të cilat mund të qojnë deri të vrasja e të tjerëve. Realisht kjo është një prej faktorëve kyç”, sqaroi ai.

Avdijaj ka thënë se edhe armëmbajtja pa leje është një faktor shumë i rrezikshëm në këtë aspekt, mirëpo kjo nuk do të thotë që është i vetmi faktor pasi njerëzit kur duan të bëjnë krime apo duan edhe të vetëvriten shpeshherë gjejnë edhe alternativa tjera edhe pa poseduar armë zjarri.

“Largimi i armëve të zjarrit, parandalimi i tyre është një faktor shumë i rëndësishëm në parandalimin e kësaj dukurie”, shtoi tutje psikoterapeuti.

Avdijaj thotë se institucionet përgjegjëse është dashtë të bëjnë më shumë për kujdesin e shëndetit mendor të qytetarëve.

“Institucionet përgjegjëse ish dashtë më bo ma shumë për vetëdijesimin e popullatës duke i angazhuar të gjitha institucionet përkatëse. Duhet të merren me këtë aspekt qoftë edhe qendrat tjera, të cilat merren me ngritjen e vetëdijes mbi shëndetin mendor mbi mirëqenien sociale. Kështu që do të ishte një kontribut i madh nëse do të angazhoheshin në masë, ani pse këto dukuri kanë ekzistuar gjithmonë, ekzistojnë dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë, mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi dhe të shikojmë, por duhet të marrin masa që të parandalojnë apo t’i minimizojnë sa më shumë”, deklaroi ai.

Avdijaj ka folur edhe për punën që bëhet në Shoqatën e Psikoterapeutëve, duke thënë se gjatë izolimit kanë ofruar konsulta falas.

“Shoqata e Psikoterapeutëve të Kosovës është një shoqatë apo degë e asociacionit evropian për psikoterapi, për dallim nga psikologjia dhe psikiatria është një fushë e veçantë që merret me trajtimin e problemeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me aspektin psikologjik dhe emocional. Gjatë kësaj pandemie, kjo shoqatë ka pasur një organizim apo një iniciativë e cila është marrë gjatë izolimit ku ka ofruar konsulta dhe seanca falas për te gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, gjuhe e tjera. Ka ofruar seanca për të gjithë që ka pasur nevojë deri në momentin që kemi dalë nga izolimi”, theksoi ai.

Në fund të intervistës, Avdijaj tha se qytetarët duhet të merren me ndonjë aktivitetet, në mënyrë që të mos kenë shqetësime.

“Mendoj se qytetarët duhet të jenë më shumë të angazhuar, të angazhohen në diçka që të mos rrinë kot sepse ndeja kot shpeshherë sjell edhe probleme edhe shqetësime të shumta. Mirëpo, në raste të caktuara persona të ndryshëm ndjejnë shqetësime apo diçka më shumë se kaq, atëherë është mirë që të orientohen dhe të konsultohen me profesionistët e shëndetit mendor, psikiatër, psikologë, psikoterapisë. Kjo është ndër dyert e para që duhet të trokasin, nuk është e turpshme, është në të mirën e individit. Kur kemi ndonjë sëmundje trupore ne shkojmë të mjeku, kurse për shëndetin mendor sikur ngurrojmë, por të dyjat janë të rëndësishme dhe duhet të kemi kujdes”, potencoi ai.

Ndryshe, rastet e para me COVID-19 janë paraqitur më 13 mars 2020. Ndërsa deri tani janë regjistruar 103 mijë e 480 raste, me 2 mijë e 118 të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori