Ndihmë minimale për të papunët, shtesë arsimore për 17 mijë nxënës – Çfarë parasheh pakoja e dytë ekonomike e Qeverisë së Maqedonisë
“Me pakon e dytë të masave të Qeverisë, për tejkalimin dhe zbutjen e pasojave nga kriza shëndetësore-ekonomike, krahas mbrojtjes së vendeve të punës, një nga masat kyçe është edhe ndihma në të holla për personat dhe familjet të cilave ajo u nevojitet”.
Këtë e deklaroi sot zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me zëvendësministren plotësuese, Sanella Shkrijelj.
Ai tha se qeveria po tregon qasje të bazuar, ndaj nevojave në segmente të ndryshme shoqërore sepse shpejtësia e rikuperimit pas krizës varet nga masat e ndërmarra gjatë krizës.
“Prandaj me pakon e dytë të masave, përveç mbrojtjes së vendeve të punës, një nga masat kyçe është edhe ndihma në të holla për personat dhe familjet, të cilave ajo u nevojitet. Konkretisht personave të cilët mbetën pa punë apo ishin pjesë e ekonomisë joformale, u mundësojmë hyrje të shpejtë në sistemin e mbrojtjes sociale përmes realizimit të së drejtës së ndihmës së garantuar minimale sociale. Që ta marrin këtë ndihmë, pasiguria materiale e personave do të konfirmohet në bazë të vlerës së përgjithshme mesatare të të gjitha të ardhurave të gjithë anëtarëve të amvisërisë, në të gjitha bazat, llogaritur nga muaji i fundit në vend të tre muajve si deri më tani. Masa do të zgjasë dy muaj – prill dhe maj”, tha zëvendësministri Bajraktar.
Sipas tij, në këtë mënyrë tregohet se sistemi i mbrojtjes sociale është ashtu i dizajnuar që lehtë adaptohet ndaj nevojave të qytetarëve, arrin deri te ata të cilëve ndihma u nevojitet më së shumti, ndërsa anëtarët më të ndjeshëm të komunitetit as në kushtet më ekstreme nuk janë anashkaluar.
“Prandaj parashikuam edhe një masë për mbështetje të shfrytëzuesve ekzistues të sistemit për mbrojtje sociale, me të cilën rreth 30.000 persona do të marrin shumë prej nga 1.000 denarëve shtesë energjetike për prill dhe maj. Qëllimi është që amvisëritë në rrezik t’i tejkalojnë vështirësitë tani, që të ketë mundësi kur proceset e punës të normalizohen, edhe ata të jenë në gjendje të kyçen në programet aktive për punësim në tregun e punës”, theksoi Bajraktar.
Ndërkaq zëvendësministrja plotësuese Sanella Shkrijelj, foli për masat për mbrojtje të fëmijëve të cilët janë më të ndjeshëm në situata të këtilla të krizës, me ç’rast theksoi se për t’u lehtësuar qasja në të drejtat e fëmijëve, Qeveria solli Dekret me të cilin kushti për vërtetim për rregullshmëri të pagesës së shtesës arsimore për periudhë të tretë dhe të katërt matëse nga viti shkollor 2019/2020, ndërpritet së vlejturi dhe të paguhet pa dallim që nuk po mbahet mësim i rregullt.
“Qëllimi është të lehtësohet qasja e familjeve pa të ardhura apo me të ardhura të ulëta deri te të drejtat e fëmijëve. Kjo do të thotë se rreth 17.000 familje me fëmijë, përkatësisht 17.000 fëmijë do ta marrin këtë të drejtë të shtesës arsimore e cila paraqet 700 denarë për fëmijë në shkollë fillore dhe 1.000 denarë në shkollë të mesme. Me qëllim që t’u përmbahemi të gjitha rekomandimeve të Qeverisë për parandalim të virusit, vazhdojnë edhe të gjitha afatet për parashtrim të kërkesave për realizim apo ripërtëritje të të drejtave siç janë ndihma e njëfishtë në të holla për fëmijë të parë të lindur, kërkesa për realizim apo vazhdim të shtesës prindërore për fëmijë të tretë dhe të katërt dhe atë për tre muaj nga dita e skadimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Shkrijelj.
Ajo shtoi se MPPS çdo ditë komunikon me shfrytëzuesit e vet dhe mu për atë arsye gjatë periudhës së kaluar janë ndarë mbi 600 pako me produkte higjienike për familjet në kushte substandarde, në çka do të vazhdojnë të punojnë me mbështetje të partnerëve nga agjencitë e KB-së.
Me kërkesë të personave me pengesa po bëhen lirime shtesë për personat e verbër, personat të cilët kanë nevojë për shoqërues në vendin e punës dhe personave të cilët lëvizin me karrocë, ndërsa me partnerët nga KB-ja, MPPS punon në vendosjen e shërbimit për personat me pengesa mu me kërkesë të tyre.
Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Bajraktar u bëri thirrje banorëve të Shuto Orizarës, të cilët deri më tani nuk kanë aplikuar për ndihmë sociale, ta bëjnë atë, sepse me Dekretin e Qeverisë mundësohet që ata të cilët nuk janë futur në sistemin Shfrytëzues plus, të futen dhe të përfshihen me ndihmën e garantuar minimale dhe me shtesë energjetike.
“Prandaj e sollëm këtë Dekret, që të hyjnë në sistem. U bëjmë thirrje të aplikojnë, që t’iu ndihmojmë”, tha zëvendësministri Gjonul Bajraktar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?