Naim Selmonaj është artist bashkëkohor me reputacion të lartë, ka marrë pjesë në ekspozita të shumta të pavarura në vendlindje dhe në botë, është autor i një opusi shumë të gjerë e kompleks të skulpturave dhe pikturave, është shpërblyer shumë herë
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Shpesh metali lë përshtypjen e ftohtësisë, kontakti me sipërfaqen metalike mund të jetë i pakëndshëm, i neveritshëm, por bota e Naimit, jep një përshtypje të dytë, një përshtypje intimiteti, ngrohtësie, madje edhe miqësie.
Nga ana tjetër, përshtypja që lidhet me metalin janë brutaliteti dhe pandjeshmëria, forca, papërkulshmëria, qëndrueshmëria, por bota e figurave metalike të Naim Selmonajt është formuar saktësisht nga linja të shumta dhe krijon një përshtypje të dukshme dhe të prekshme butësie, dhembshurie… Në të njëjtën kohë, të krijohet përshtypja se ky grup figurash metalike do të flasë me zë të lartë, shprehjet e pamjes së tyre, flasin në favor të kësaj.
Duke punuar me metal, Naim Selmonaj zbulon lirinë e tij magjike. Ai është një shembull se si një skulpture mund t’i jepet një pamje që do të jetë edhe moderne dhe klasike. Me këto vepra, ai krijon hapësira emocionuese që komunikojnë me të gjitha shqisat, përmes një zinxhiri të pandërprerë mes skulpturës, vizatimit, arkitekturës dhe mjedisit.
Për rrugëtimin e këtij artisti, ndiqni intervistën në vazhdim.
Z. Selmonaj, kur e zbuluat për herë të parë anën tuaj krijuese dhe sa kohë keni që merreni me art?
Më kujtohen vitet e mija të fëmijërisë kur në shkollën fillore bëja vizatime e pastaj edhe pikturoja. Është një instinkt i hershëm që nuk po më lë të qetë, tash e 25 vite.
Si kanë qenë fillimet e përshtatjes në vend të huaj bashkë me gamën e krijimeve të para në këtë periudhë?
Sikur çdo i huaj në një vend tjetër, fillimet e para të karrierës si gjithmonë janë të vështira, por me integrim në vendin ku jeton, me disiplinë, shumë punë e kualitet dhe më sjellje të mirë – vjen respekti i ndërsjellë. Pastaj vjen përkrahja e vlerësimi i skulpturës. Kësisoj, hap pas hapi, jam këtu ku jam.
Shprehja juaj krijuese më së shpeshti mishërohet në metal. Çfarë është ajo që ju jep hekuri, ndryshe nga druri apo materialet e tjera?
Më pëlqen metali, është një nga produktet më të përdorshme në botë. Hekuri është material i cili çdoherë është modern dhe aktual, produkt i të sotmes dhe së ardhmes.
Si ju duket “takimi” me hekurin, si e zgjidhni të duhurin? A lind ideja kur shikoni metalin apo realizoni një ide tashmë ekzistuese në të?
Si skulptor së pari kam një ide pastaj e vizatoj si skicë, atëherë filloj ta punoj skulpturën. Nganjëherë mendoj pse kjo ide…pse ajo tjetra. Dua të them se kam shumë ide, vizatime ku presin për t’u realizuar në skulptura. Idetë vijnë nga e gjithë sfera e jetës kudo që jam. Skulptura më tërheqë me forcë në mendime për ide të reja.
Një artist ka thënë se piktura është lumturi irracionale për të. Çfarë është skulptura për ju?
Arti është pasqyrë e jetës që më jep emocion dhe e bëj me pasion. Skulptura është vepër e veçantë, përbëhet nga struktura: atë çka nuk mund ta shprehësh me gojë, e bën në tredimensionale. Skulptura është mënyra e njohjes së artistit me njerëzit. Kur artisti e bën një vepër arti, ai s’e bën këtë për vete, por e bën për të tjerët, për të gjithë ata që e duan artin dhe mishërohen me të.
Natyra është një nga temat e përshkruara më shpesh në pikturë, e mbushur me simbole dhe një mesazh që gjendet nën shtresat e interpretimit. Cilat motive do t‘i veçonit në “rrëfimet” tuaja, por si skulptor?
Artisti i vërtetë duhet të jetë i lidhur ngushtësisht me natyrën, me jetën, sidomos me artin. Edhe skulptura ka tema të ndryshme, simbole, motive etj. Është një lloj i artit i cili shprehet duke formuar forma të ndryshme në mënyrë artistike. Skulptura si art tredimensional shpreh të bukurën me vëllim dhe përmasa. Krijimet e mia, shumica janë me motive, aty-këtu ka edhe ndonjë të integruar me simbole. Çdo skulpturë është rrëfim në vete.
Artistët e mëdhenj të historisë moderne kanë përdorur parimin e vizatimit në hapësirë apo vizatimin e hapësirës përmes strukturave të ndryshme metalike. Disa, si Picasso, përdorin materiale të ricikluara ose, si Calder apo David Smith, materiale industriale. A ishte ky moment, një pikë kthese për skulpturat, të cilat po bëhen tani?
Pa dyshim është një motivim shtesë, që nëpërmjet artit, ne, të dalim nga vetja dhe të kuptojmë se çfarë sheh një person tjetër. Inspirimi nuk ndalet me kaq dhe gjithçkaje që sillet rreth meje, unë tashmë kam fantazitë rreth skulpturës. Këto ide më vijnë kudo, gjatë shëtitjeve, bashkëbisedimeve, po edhe duke medituar në orët e vona.
Keni skalitur disa qindra skulptura dhe keni fituar një reputacion në botën e arteve figurative. Mendoni se arti duhet të dërgojë një mesazh apo mjafton të jetë i bukur?
Gjithsesi arti është i bukur, por kur të shikohet për herë të parë, rëndomë thuhet: sa e bukur, por nëse e analizon, aty dalin mesazhet. Skulpturat e mia gjithmonë kanë një domethënie, secila përçon mesazhe.
Cila prej skulpturave tuaja mendoni se dërgon mesazhin më të qartë dhe më të fortë?
Nuk kisha veçuar ndonjërën, pasi kam aq shumë punime, që të gjitha me vlerë. Çdo skulpturë ka të paktën një porosi, apo një motiv ose simbol.
Në hapësirat tona publike mungon skulptura e metalit. Në gjykimin tuaj si artist i njohur në këtë art çfarë mund të na thoni?
Arti është një art kulturor, një nga vlerat kryesore të shoqërisë. Është e vërtet që arti nuk vlerësohet mjaftueshëm në Kosovë. Mungojnë skulpturat e metalit, ka disa buste, por mungojnë ato moderne. Unë kam pasur biseda me disa përgjegjës nga institucionet për krijime në dimensione të mëdha në ndonjë shesh, por pa sukses; shumë nga ata mendojnë për vepra klasike. Mendoj se Kosova duke qenë për shumë vite e izoluar, për këtë nuk ka shije të botës moderne. Por, vitet e fundit ka ndryshuar për të mirë, këtë e kam vërejtur edhe në ekspozitën e fundit që kam organizuar në Prishtinë, ku kam marr pjesë me mbi 30 skulptura.
Çfarë cilësish duhet të ketë dikush që dëshiron të merret mes skulpturë, përveç një dore të shkathët?
Së pari, duhet të jetë i talentuar, me ide te veçanta, të jetë vetvetja edhe unik. Siç thotë populli – të jetë marakli. Duhet të jesh detajist, sepse arti është i bukur, por edhe i lodhshëm, duhet të kesh durim – një aftësi e veçantë për t’i dhënë njerëzve vepra arti.
Le të ndalemi pak te arti, por në një këndvështrim më kritik, si jeton një artist shqiptar në Zvicër?
Arti është shumë i rëndësishëm për një popull dhe Zvicra e vlerëson këtë. Artistët në këtë shtet, kanë një vend të rëndësishëm dhe janë të respektuar nga shoqëria. Këtu janë artistët më të njohur bashkëkohorë, muzetë dhe galeritë që mbajnë veprat e tyre. Unë kam pas fatin të jem në këtë vend, ku artisti, skulptura, arti në përgjithësi vlerësohen shumë.
Artistët tanë pothuajse gjithmonë marrin mirënjohjen e parë jashtë kufijve të vendit dhe vetëm atëherë i njohin si vlerë edhe në vendin tonë. Pse është kështu?
Ndoshta është standardi dhe kultura që ndikon, por ka diçka këtu. Është pyetje e qëlluar, edhe me mua kështu më ka ndodhur: kur në Zvicër më vlerësonin, vetëm atëherë filluan edhe në vendlindjen time. Mendoj që s’ka politika rreth artit, nuk investohet aq sa duhet, sepse Kosova ka artistë të mirë, por që nuk gjejnë përkrahje nga shteti.
Ju krijimet tuaja i keni ‘dokumentuar’ shumë herë në ekspozita të ndryshme apo jo?
Po kam pasur disa ekspozita në Zvicër, po edhe jashtë saj. Vitet e fundit kam nga dy-tre organizime. Poashtu, Galeria personale është e hapur çdo ditë. Gjithashtu, shumë nga skulpturat e mia, janë të shpërndara gjithandej në hotele, restorante, parqe, institucione të ndryshme e deri te klientët privat.
A është e vështirë të ndahesh nga një skulpturë së cilës i ke kushtuar shumë kohë dhe punë, atëherë kur më në fund gjen blerës?
Arti është mënyra e njohjes së artistit me njerëzit. Ndonjëherë duhet të përfshihesh edhe në psikologjinë e shijen e klientit, t’i shohësh detajet edhe me syrin e tyre. Skulptura është aq e bukur, por edhe e lodhshme, kërkon shumë punë e durim, por kur në fund gjen blerës, është kënaqësi se aty e sheh se po shpërblehet puna dhe vlerësohet skulptura.
A është skulptura mënyra kryesore që dëshironi të mbeteni në treg si artistë, apo ka lloje të tjera arti që ju synoni?
Me skulptura tash e kam gjetur veten dhe në treg kam hyrë fuqishëm këto vitet e fundit. Ndonëse e kam filluar, bëj edhe piktura, por vetëm me porosi apo ndonjë për qejf, përndryshe skulptura është pasioni im.
Çfarë do të presim nga ju në të ardhmen?
Të vazhdoj me skulpturën, të marr pjesë në ekspozita këtu, në Evropë, por edhe jashtë saj. Dëshiroj që skulpturat e mia të prezantohen kudo në botë, sepse jam ndër artistet e rrallë me këtë lloj arti.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje