N’Dicka ndodhet në Romë për testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës

Mbrojtësi i Eintracht Frankfurtut, Evan N’Dicka, ka arritur në Romë, ku do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Mediat italiane raportojnë se pas kompletimit të tyre, futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin italian.
23-vjeçari tash e një kohë ka arritur marrëveshje që të transferohet në kryeqytetin italian dhe kjo është duke u zyrtarizuar.

Nga
Telegrafi
13/06/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































