LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje fantastike ndërmjet Ajaxit dhe Juves – dinamikë, gola, por pa fitues

Ndeshje fantastike ndërmjet Ajaxit dhe Juves – dinamikë, gola, por pa fitues
Federico Bernardeschi dhe Lasse Schone (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Ajaxi dhe Juventusi kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Johan Cruijff ArenA.

Lojë mjaft dinamike u zhvillua në pjesën e parë. Federico Bernardeschi e pati rastin e parë që në minutën e dytë të takimit, ndërkohë që Wojciech Szczesny e mbrojti goditjen e Hakim Ziyech.

Donny van de Beek u tregua i rrezikshëm për vendasit, ndërsa një tjetër mundësi iu dha anësorit të Juves, Bernardeschi.


Cristiano Ronaldo (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Pas disa rasteve nga të dyja anët, ishte njeriu i njohur për golat e tij në Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo, ai qe e zhbllokoi rezultatin.

Portugezi kombinoi me bashkëkombësin e tij, Joao Cancelo, i cili harkoi në zonë dhe CR7 shënoi me kokë (45′).

Porsa filloi pjesa e dytë, rezultati u barazua. David Neres i shmangu lojtarët kundërshtarë dhe dërgoi një goditje fantastike drejt portës së Szczesnyt, e cila u ndal në rrjetë (46′).

David Neres (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim, vendasit patën disa raste të njëpasnjëshme në përpjekje për ta shënuar golin e dytë, mirëpo Bianconerët ia dolën të mbaheshin.

Douglas Costa e pati shansin më të mirë për mysafirët në gjysmën e dytë duke i kaluar disa lojtarë, por golin ia mohoi shtylla.

Rezultati prej 1-1 është në favor të Juventusit, pasi ndeshjen kthyese e zhvillon para tifozëve në Torino, mirëpo Ajaxi ka bërë një paraqitje mbresëlënëse, prandaj gjithçka mbetet e hapur. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x75lvl3

https://www.dailymotion.com/video/x75lv4p