Trepça ’89 dhe Prishtina do të ndeshen në takimin e 59-të zyrtar pas luftës.

Ndeshja zhvillohet të shtunën në “Riza Lushta” nga ora 13:00 dhe është ndeshja e vetme në orar për këtë ditë.


Dy rivalët vijnë me qëllime të ndryshme në këtë edicion, “minatorët” për t’i ikur rënies, ndërsa Prishtina tani më ka kapur hapin për titullin e kampionit.

Por para këtij takimi të dy skuadrat gëzojnë formë të lartë, pasi Prishtina ka 15 ndeshje pa humbje (9 fitore kampionale), kurse Trepça ’89 ka 6 ndeshje pa humbje, prej tyre 3 kampionale.

154824716 10159709143353538 3249577066531055651 o

Në dy ndeshjet e këtij edicioni, skuadrat kanë nga një fitore, Trepça ’89 1-0 në “Riza Lushta” dhe Prishtina 4-2 në “Fadil Vokrri”.

Kapiteni i Trepçës ’89, Muharrem Jashari, ka thënë se skuadra duhet të vazhdojë me rezultate pozitive

“Kemi filluar mirë stinorin pranveror dhe jemi të kënaqur me rezultatet e arritura. Megjithatë, na mbetet ende punë e madhe për të bërë, pasi që kemi ndeshje të vështira”.

Muharrem Jashari

“Prishtina është në formë të shkëlqyer dhe do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë ndaj tyre, me ç’rast presim të zhvillojmë një përballje të fortë. Shpresoj të nxjerrim rezultat pozitiv nga kjo përballje”, ka thënë Jashari.

Në anën tjetër kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, ka nënvizuar se edhe pse skuadra e tij është kthyer në luftë për titull, ende nuk ka fituar asgjë.

“Nesër na pret ndeshje e fortë dhe normalisht duhet pasur kujdes maksimal, sepse njëjtë si ne edhe Trepça ’89 po kalon në formë të mirë".

117594665 3478467428830442 1798608925892454522 n

"Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur të vazhdojmë kështu si jemi, sepse tek e fundit ende s’kemi bërë asgjë vetëm sa e kemi zvogëluar diferencën e pikëve. Shpresojë shumë që do të vazhdojmë me fitore edhe nga ky takim”, ka thënë kapiteni, Lorik Boshnjaku. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app