LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja e yjeve, ish-kampionë botërorë dhe evropianë në ‘Air Albania’

Ndeshja e yjeve, ish-kampionë botërorë dhe evropianë në ‘Air Albania’
(Foto: Getty Images/Guliver/SS)

Buzëqeshi jetës! Me këtë moto dhe me qëllimin për të ndihmuar personat e prekur nga ai tërmet i rëndë i 26 nëntorit, do të zbresin në “Air Albania” disa nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar dhe jo vetëm, sepse do të jenë ish-kampionë të botës me Italinë, ish-kampionë të Evropës me Greqinë dhe disa nga ata që e dërguan Turqinë në vendin e tretë në botë, të gjithë për një kauzë “të luajmë dhe rindërtojmë së bashku”.

Nuk mund ta refuzonte thirrjen një nga ata që ka dhënë shumë dhe ka marrë shumë dashuri nga shqiptarët, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Gianni De Biasi, i cili konfirmon edhe një herë lidhjen e veçantë me vendin tonë.

‘Luajmë dhe rindërtojmë së bashku’ – iniciativa e FSHF-së për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Lexo po ashtu ‘Luajmë dhe rindërtojmë së bashku’ – iniciativa e FSHF-së për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

“Sa herë më jepet rasti për të ndihmuar personat në nevojë, jam gjithmonë i gatshëm, e kam në personalitetin tim të jem pranë personave që kanë probleme, si ata që kanë humbur njerëzit e dashur apo edhe banesat e tyre. Kur më telefonoi Lila, isha i gatshëm, madje edhe me ndërmjetësimin për të sjellë lojtarë të njohur Italianë. Lidhja ime me Shqipërinë është e jashtëzakonshme dhe nuk do të shuhet kurrë, sepse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një rëndësi të veçantë për mua. Sa i përket një rikthimi të mundshëm, unë them që në jetë kurrë mos thuaj kurrë. Marrëdhënia që unë kam me tifozerinë është shumë e pastër dhe besoj se më duan, sepse e kanë kuptuar sa i sinqertë kam qenë në raport me ta. Jo, jo, nuk do të luaj, kam shumë vite që nuk luaj, kështu që më mirë të mos jem në fushë”, është shprehur De Biasi, transmeton SuperSport.


Një situatë të tillë e ka përjetuar edhe në atdheun e tij ish-mbrojtësi i Interit e Sampdorias, Massimo Paganin, i cili u bën thirrje tifozëve të ndihmojnë në këtë çështje mjaft të rëndësishme.

“Këtë situatë e kemi përjetuar edhe në Itali. Është shumë pozitive që lojtarë apo ish-lojtarë lëvizin për të ndihmuar personat në nevojë. Ajo që mund të bëjmë është të luajmë për të kontribuar dhe do bëjmë maksimumin në këtë pjesë për të dhënë ndihmën tonë. Ftoj tifozët të vijnë në stadium, sepse do të argëtohen dhe do të jenë një ndihmë më shumë për personat e prekur nga tërmeti dhe shpresoj që stadiumi të jetë I mbushur me tifozë”, është shprehur ai.

E ka dashur gjithnjë atdheun e tij, edhe pse një pjesë të madhe të karrierës e zhvilloi jashtë Shqipërisë. Ish-kapiteni i Kombëtares, Foto Strakosha, ende i prekur emocionalisht nga ai tërmet, nuk mund të mos ishte i pranishëm në një eveniment kaq domethënës.

Besnik Hasi (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Besnik Hasi ka kryer një sakrificë të jashtëzakonshme, duke udhëtuar mijëra kilometra nga Arabia Saudite në Tiranë vetëm e vetëm për të mos munguar në ndeshjen e “yjeve”, një sakrificë që ia vlen për kauzën për të cilën po organizohet ky eveniment krejtësisht i veçantë.

Theksojmë që pjesë e yjeve të Shqipërisë do të jenë edhe emra të tillë si Igli Tare, Altin Lala, Ervin Skela, Erjon Bogdani, Alban Bushi etj. Te Italia spikasin dy kampionët e botës në vitin 2006, Gianluca Zambrotta e Simone Perrotta apo edhe Cristian Zaccardo e Antonio Chimenti, te Turqia mungon Hasan Sas, por do të jenë pjesë e kësaj sfide, Rustu Recber, Mehmet Aurelio e Hamit Altintop, ndërkohë që te Greqia diferencën pritet ta bëjnë Giorgos Karagounis e Theofanis Gekas.

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Suedia pritet të ankohet për shkak të humbjes së Kosovës me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë

Suedia pritet të ankohet për shkak të humbjes së Kosovës me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Pesë lojtarët që u shfaqën më shumë në fushë nën drejtimin e Franco Fodas në Ligën e Kombeve

Pesë lojtarët që u shfaqën më shumë në fushë nën drejtimin e Franco Fodas në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori