Interi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtimin e tyre te Atalanta në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A.

Pjesa e parë e takimit ishte për një nuancë më e mirë për Atalantan, të cilët rrezikuan disa herë dhe ishin afër golit.


Alejandro Gomez (5'), Musa Barroë (19', 30') dhe Remo Freuler (24') rrezikuan në 45 minutat e parë, por pa arritur të gjejnë golin.

Rafinha Ndeshja ishte shumë e luftuar në mesfushë (Getty Images)

Megjithatë, rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi Interit, me Ivan Perisic (42'), i cili i vetëm me portierin goditi jashtë portës dhe shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, Nerazzurrët ishin më të mirë dhe krijuan diçka më shumë se vedasit, të cilët nuk patën shumë hapësira në këtë pjesë.

Icardi Etrit Berisha

Rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi kroatit Perisic (86'), i cili me kokë nuk arriti ta gjej cakun dhe ndeshja në fund përfundoi pa gola 0-0.

Pas këtij barazimi, Interi mbetet në pozitën e pestë me 60 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e tetë me 49 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Interi luan në shtëpi ndaj Cagliarit, teksa Atalanta udhëton drejt Beneventos. /Telegrafi/  

telegrafi sport app