Ndeshja Chelsea-Dortmund nisi me vonesë për shkak të bllokimeve të mëdha që vonuan arritjen e futbollistëve mysafirë

Tifozët e Borussia Dortmundit sulmuan barrierat për të hyrë në Stamford Bridge përpara ndeshjes së skuadrës së tyre të zemrës kundër Chelseat - njofton The Sun.
Skuadra gjermane fitoi me rezultat 1-0 në takimin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve që u zhvillua në Signal Iduna Park dhe udhëtuan drejt Londrës me epërsi.
Nisja e ndeshjes kthyese u vonua për dhjetë minuta për shkak të arritjes me vonesë të gjigantëve gjermanë.
Ata u shfaqën me vonesë për shkak të bllokimeve të mëdha rreth Stamford Bridge, e cila u shkaktua pjesërisht nga mijëra tifozë të të dyja skuadrave që ecnin nëpër rrugët e Londrës Perëndimore.

Arritja me vonesë e Dortmundit u la atyre më pak se një orë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen vendimtare. /Telegrafi/























































