LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’ fillon në fund të tremujorit të parë të vitit 2019

Ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’ fillon në fund të tremujorit të parë të vitit 2019
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës dhe Contour Global kanë publikuar listën e ngushtë të kompanive të përzgjedhura për kontratën e inxhinierimit, prokurimit dhe ndërtimit të termocentralit Kosova e Re.

Katër kompani, nga gjashtë sa kishin aplikuar në procesin fillestar të përzgjedhjes, kanë përmbushur kritere të ashpra teknike të përcaktuara në këtë fazë të projektit.

General Electric, Hyundai, CMEC, Hyundai dhe një konsorcium i përbërë nga Enka, Mitsugbishi Hitachi Power System dhe Tecnicas Reunidas janë kompanitë e përzgjedhura në listën e ngushtë për kontratën e ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, që pritet të përfundojë problemet e vendit me furnizim me energji elektrike.


Është e rëndësishme të përmendet se për pjesën e ndërtimit, ofertuesit në fjalë gjithashtu kanë paraqitur propozimet e tyre për kompanitë do te bëjnë pajisjen me teknologji (turbinat, gjeneratorët, dhe pjesët e tjera elektrike), të tilla si Doosan, General Electric, IHI, Mitsubishi Hitachi Power Systems, Rafako, Siemens dhe Toshiba si dhe shërbime afatgjata të mirëmbajtjes nga Alstom Power Service; General Electric; KEPCO; konsorciumi i KEPS, HPS, dhe OES; dhe një konsorcium i Mitsubishi Hitachi Power Systems, ENKA, dhe Tecnicas Reunidas.

“Jemi të lumtur që kemi marrë vëmendjen e një numri kontraktorësh shumë presigjioz për termocentralin e Kosovës së Re”, tha kryeministri Haradinaj me rastin e shpalosjes së katër kompanive të përzgjedhura për fazën finale.

Përzgjidhen katër konsorciumet e mundshëm për ndërtimin e termocentralit 'Kosova e Re'
Lexo po ashtu Përzgjidhen katër konsorciumet e mundshëm për ndërtimin e termocentralit 'Kosova e Re'

“Ndërtimi i termocentralit të ri do të ndikoj në përmirësimin e furnizimit të sigurtë të energjisë elektrike, do të sjellë energji më të pastër për mjedisin, si dhe do të rrisë ekonominë e Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe Contour Global janë të përkushtuar për fillimin e ndërtimit të termocentralit në fund të tremujorit të parë të vitit 2019, ashtu siç është paraparë në orarin e aktiviteteve”, shtoi Haradinaj.

“Kosova e Re është vendimtare për të ardhmen e Kosovës në furnizimin me energji elektrike dhe jemi të lumtur që kemi pranuar oferta para-kualifikuese dhe mënyra të propozuara të financimit nga kontraktorë më të mëdhenj dhe më të njohur në nivel botëror”, tha Joseph Brandt, themelues dhe kryeshef ekzekutiv në kompaninë Contour Global.

Kosova e Re shënon një moment historik për ekonominë e Kosovës dhe përfaqëson investimin më të madh direkt të huaj në Kosovë. Termocentrali do të përmirësojë stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, duke i dhënë fund humbjeve prej 415 milion dollarësh në vit, të shkaktuara nga furnizimi jo i rregullt me energji elektrike në Kosovë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori