LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë stomatologu Sefiu nga Gjilani në trevjetorin e vdekjes së babait të tij

Ndërron jetë stomatologu Sefiu nga Gjilani në trevjetorin e vdekjes së babait të tij

Të enjten në orët e mbrëmjes në moshën 34 vjeçare ka ndërruar jetë stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu.

Pas lajmit për vdekjen e stomatologut Sefiu, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe qytetarëve të Gjilanit.

Hyseni përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se profesionaliteti i tij dhe familjes Sefiu në fushën e mjekësisë do të kujtohet ndër breza.


“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë aq të re të stomatologut gjilanas, Dr. Rasim Sefiu. Profesionaliteti i tij dhe familjes Sefiu në fushën e mjekësisë do të kujtohet ndër breza. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sefiu, miqve, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit. I lehtë i qoftë dheu”, ka shkruar Hyseni.

Po ashtu edhe ish-kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të stomatologut Sefiu.

“I tronditur me lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të stomatologut nga Gjilani, Dr. Rasim Sefiu, i cili ishte djali i stomatologut ikonë të Anamoravës,  Dr. Rexhep Sefiu. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, mikes time, dr. Ajhane Sefiu, shokëve, kolegëve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, ka shkruar Haziri në rrjetin social në Facebook.

Gjithashtu për këtë lajmi të hidhur kanë reaguar edhe nga Oda e Stomatologëve të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen  e papritur nga jeta në moshën 34 vjeçare të kolegut tonë  Dr.Rasim Sefiu– specializant në lëminë e par-odontologjisë dhe mjekësisë orale. Në këto momente të vështira për familjen Sefiu, Oda e Stomatologëve të Kosovës në emër të  gjithë kolegëve stomatolog shpreh ngushëllimet e saja të sinqerta familjes, të afërmeve, miqve dhe gjithë atyre që njohën kolegun Sefiu. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, shkruhet në faqes e tyre zyrtare në Facebook.

Ndërkaq, tashmë i ndjeri Rasim Sefiu ka vdekur në moshën 34 vjeç, në trevjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu ishte mjek në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori