Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, më 9 tetor 2025, ekipet operative dhe të mirëmbajtjes do të zhvillojnë punime në disa zona të qytetit të Prizrenit dhe fshatra përreth, për shkak të defekteve teknike në rrjetin e furnizimit me ujë, përcjell Telegrafi.
Punimet do të zhvillohen në këto lokacione:
Fshati Gjonaj;
Fshati Kojush;
Fshati Malësi e Re;
Rruga “Mbreti Pirro”;
Rruga “Bedri Pejani”;
Rruga “Jeta e Re”;
Rruga “Tefik Qanga”;
Rruga “Jusuf Gervalla”;
Rruga “Musine Kokollari”.
Sipas njoftimit, gjatë kohës së punimeve mund të ketë mungesë të ujit ose ndërprerje të përkohshme të furnizimit, deri në përfundimin e intervenimeve.
Nga kompania u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, derisa ekipet e mirëmbajtjes të përfundojnë sanimin e rrjetit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë. /Telegrafi/



















































