Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Drenasit, konkretisht në fshatin Bivolak.

Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar si pasojë e turbullirave në kanalin “Ibër-Lepenc”, që ka detyruar pezullimin e përkohshëm të furnizimit në disa zona rurale.




Aktualisht, vetëm qyteti i Drenasit po furnizohet me ujë, ndërsa ekipet teknike janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të rikthyer furnizimin sa më shpejt të jetë e mundur.

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në normalizimin e plotë të gjendjes. /Telegrafi/