LAJMI I FUNDIT:

Pas ndërhyrjes dhe veprimeve në festimet për Kupën e Botës – Salt Bae tregon tavolinën që e ka rezervuar përgjithmonë për Maradonan

Pas ndërhyrjes dhe veprimeve në festimet për Kupën e Botës – Salt Bae tregon tavolinën që e ka rezervuar përgjithmonë për Maradonan

Salt Bae tregon një tryezë ‘të rezervuar përgjithmonë’ si një vend të shenjtë për të ndjerin, Diego Maradona, mes veprimeve të fundit të tij në finalen e Kampionatit Botëror.

Videoja u rishfaq pasi kuzhinieri u kritikua për ngacmimin e Lionel Messit në skenat e sikletshme pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës.

Kuzhinieri turk dhe ylli i Instagramit – emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokçe – postoi një video të shkurtër të një tavoline jashtë në restorantin e tij në Dubai.


Foto: Instagram

Ajo është e shtruar me vetëm një pjatë dhe një komplet takëmesh dhe një shenjë bronzi “E rezervuar”.

Gjithashtu në tryezë janë një tufë lulesh, një qiri i ndezur dhe një pikturë e bukur e Salt Bae me legjendën e futbollit, Maradona, i cili vdiq në vitin 2020.

“Përgjithmonë e rezervuar”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Foto: Instagram

Piktura duket se bazohet në një foto pasi ikona e Argjentinës është shfaqur me të njëjtën veshje sikurse vizitoi restorantin në 2018.

Videoja nga ajo kohë tregon reagimin e yllit pasi u ftua të imitonte gjestin me kripë të Gokçes.

Në fillim të kësaj jave, Salt Bae ndau një video të vjetër të tij duke përqafuar Lionel Messin, pasi u përfol për mospërfilljen e futbollistit në fushë.

Messi dhe gruaja e tij vizituan të njëjtin restorant në Dubai në vitin 2018.

Foto: Instagram

Aty ishte Paul Pogba dhe shefi i kuzhinës u sigurua që të futej mes dy futbollistëve për një foto.

Ndjekësit e akuzuan atë për një përpjekje të dëshpëruar për të provuar se është mik me Messin.

Pas finales së Kupës së Botës, Nusret u filmua duke kapur nga supi kapitenin e Argjentinës të paktën dy herë.

View this post on Instagram

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

Messi u përpoq ta largonte atë përpara se më në fund të pranonte të pozonte për një foto.

Gokçe gjithashtu pretendoi të bënte veprimin e tij të njohur me spërkatjen e kripës mbi trofeun e arit prej 17 milionë funtesh.

View this post on Instagram

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

Spektakli thuhet se ka thyer rregullat e FIFA-s, të cilat thonë se vetëm ish-fituesit dhe krerët e shteteve mund ta bëjnë atë.

FIFA raportohet se ka refuzuar të thotë nëse Salt Baes i është dhënë akses në fushë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina

Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina

Magazina
Kalo në kategori