Victor Lindelof pa dashur goditi brutalisht me gju kundërshtarin Jon Bautista, ndërsa ia mohoi golin bashkëlojtarit Axel Tuanzebe. 

Djajtë e Kuq dhe Real Sociedadi u ndeshen mes vete të enjten mbrëma në Old Trafford në ndeshjen kthyese të 1/16-tës duke luajtur baras 0-0.


Me këtë barazim, Unitedi shkoi tutje pasi fitoi ndeshjen e parë me rezultat të thellë 4-0.

Megjithatë, një ndërhyrje horror apo e stilin ‘kung-fu’ nga Lindelof ndaj Jon Bautista ka pushtuar rrjetet sociale.

Axel Tuanzebe mendoi se ai kishte shënuar golin e tij të parë te Manchester Unitedi me një goditje me kokë nga një këndore derisa VAR-i e anuloi.

lindelof 1

Goli nuk qëndroi pasi Lindelof bëri një faull të frikshëm ndaj Bautista disa momente para se Tuanzebe të shënonte.

Suedezi kërceu lartë për topin, por e humbi atë dhe i dha një goditje brutale me gju lojtarit të Sociedadit.

lindelof 2

Pas rishikimit, Lindelof u ndëshkua me të kartonë verdhë.

Është e panevojshme të thuhet, por lëvizja e tij e pamatur i pushtoi mediat sociale, të cilat ndërhyrjet e suedezit i krahasonin me goditjet e luftëtarëve në UFC. /Telegrafi/

https://twitter.com/Greenwoodinhoo/status/1365057018575409155

https://twitter.com/MoMunshi100/status/1365049983116976129

telegrafi sport app