Në shumë shtete të botës ka sporte që janë të dhunshme dhe të rrezikshme. Prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Azi e Amerikë Latine, e deri në Kosovë, sportet që përmbajnë dhunë kanë tërhequr njerëzit për dekada me radhë, shkruan Business Insider.
Në Studenican, pranë Shkupit në Maqedoni, meshkujt lyhen me vaj para se të tentojnë ta rrëzojnë njëri tjetrin, në një disiplinë speciale të mundjes. Mundja në vaj është sport kombëtar në Turqi, transmeton gazetametro.
Në Bavari, burrat tentojnë ta tërheqin njëri tjetrin përmes tavolinës. Ky sport quhet ‘Fingerhakeln’ dhe tashmë është traditë në këtë pjesë të Gjermanisë.
Në Guatemalë, pjesëmarrësit në këtë sport interesant tentojnë ta çojnë topin e zjarrtë në një mur të caktuar. Loja quhet ‘Maya Ball’ dhe është shumë antike.
Në Kirgistan, dy burra ngjiten në një kalë dhe tentojnë ta rrëzojnë njëri tjetrin nga kali duke përdorur forcën e trupit. Kush mbetet në kalë, fiton ndeshjen.
Kurse, tradita afrikanojugore që quhet ‘Musangwe’ i vë përballë të rinjtë që garojnë duke rrahur njëri tjetrin me grushte. Ky sport praktikohet nga fisi Venda.
Sporti kombëtar i Afganistanit është ‘buzkashi’. Kalorësit duhet të mbajnë një dhi pa kokë në duart e tyre teksa përpiqen t’ia marrin njëri tjetrit.
Në Maltë është shumë i përhapur ky sport që daton që nga mesjeta. Të rinjtë garojnë duke u ngjitur në disa shtylla për të marrë flamujt që ngjiten aty enkas për këtë sport.
Brenda tre minutash, burrat duhet të përballen me mundje me dema gjigantë, sport ky në një provincë të Kinës. Kompeticioni quhet Guanniu.
Në Kinë është traditë shumë vjeçare që ekipet të garojnë nëpër stuhi të shiut gjatë festivalit të ‘Anijes së Dragoit’.
Ngjitja në pemë është tradicionale në Kosovë. Gjatë lojërave tradicionale të Rugovës, që mbahen gjatë javës së parë të gushtit, garuesit ngjiten në disa drurë të posaçëm të gjatë 8 metra pa përdorur as edhe një mjet tjetër.
Kabbadi, që luhet në Indi, kërkon nga burrat që të luftojnë mes vete me forcë nëpër territore të caktuara të fushës, teksa bërtasin me të madhe ‘Kabbadi’.
Në Gjeorgji është e famshme loja që quhet Lelo. Një top i rëndë 1.5 kilogramë hidhet nga njëri pjesëmarrës te tjetri, për të arritur nga fshati në fshat. Gjatë tërë kohës pjesëmarrësit luftojnë për kontroll.
Ngjashëm si në Gjeorgji, edhe në Britani lojtarët duhet të lëvizin një top nga njëri breg i lumit te tjetri, për të grumbulluar tri pikë dhe për të fituar. Brigjet e lumit janë në një distancë prej 4 kilometrash nga njëri tjetri.
Pjesëmarrësit në këtë lojë në Zelandën e Re e lëshojnë një copë djath nga një fushë gati vertikale dhe lëshohen me tërë trupin për ta kapur. Natyrisht që ka lëndime pasi kodra është shumë e pjerrët, por krenaria e fitores është tepër e madhe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës