LAJMI I FUNDIT:

“Ndaloni së foluri për Gonzalon, nëna jonë po lufton me kancerin” – vëllai i Higuainit kërkon privatësi

“Ndaloni së foluri për Gonzalon, nëna jonë po lufton me kancerin” – vëllai i Higuainit kërkon privatësi

Tashmë është bërë e ditur se Gonzalo Higuain është larguar nga Itali, në momentin që Serie A është suspenduar.

Të gjithë e kritikuan se ai po i ikën karantinës dhe nuk po u përmbahet rregullave të reja, por tani ka ndodhur një tjetër ngjarje.

Vëllai i Gonzalos, Nicola Higuain ka kërkuar nga tifozët e Juventusit që të ndalen me kritika, pasi nëna e tyre po vuan nga kanceri.


Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Nëna jonë, si shumë njerëz nëpër botë, po lufton me sëmundjen e quajtur kancer”, ka shkruar Nicola në llogarinë e tij në Facebook.

“Ata njerëz nuk interesohen për shëndetin e nënës time, ata përpiqen vetëm të japin fjalë në rastin ‘Higuain'”.

Higuain dhe Bentancur largohen nga karantina dhe lëshojnë Italinë
Lexo po ashtu Higuain dhe Bentancur largohen nga karantina dhe lëshojnë Italinë

“Vëllai im ka udhëtuar me lejen e klubit dhe klubi i di tashmë arsyet dhe me certifikatën se ai ka rezultuar negativ në Covid-19”, ka shtuar më tej ai.

Të gjithë lojtarët e Juventusit kanë bërë analizat dhe tre prej tyre janë të infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/nicola.higuain.5/posts/1135388856807330:0