Ndalohet shtetasja e Serbisë, me letërnjoftim e patentë shofer që dyshohet se janë false

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur në pikën kufitare Jarinjë, të premten në ora 20:33.
“Është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit dokumentet e dyshuara konfiskohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
8 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































