Ndalohet një 35-vjeçar në Tabanoc, kapet me lëndë narkotike

MPB njofton se në vendkalimin kufitarë Tabanoc është ndaluar një person për shkak se gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur substancë kistalore.
"Më 09.02.2026 në orën 19:10 në Kalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të vendit, oficerët e policisë e privuan nga liria M.J.B. (35) nga Gjermania. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh "Volkswagen Transporter" me targa gjermane, të cilin ai e drejtonte, u gjet dhe u konfiskua substancë kristalore dhe një qese me mbishkrimin "LSD".
Për shkak të dyshimit për vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal, ai iu dorëzua oficerëve të policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/




















































