LAJMI I FUNDIT:

Ndalohen tre shqiptarë me 63 kilogramë hashash

Ndalohen tre shqiptarë me 63 kilogramë hashash

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kosturit në Greqinë veriore, duke transportuar një sasi prej 63 kg lëndë narkotike.

Sipas burimeve policore në Mesopotam, bëhet fjalë për dy burra të moshës 48 dhe 18 vjeç si dhe për një vajzë 19-vjeçare.

Arrestimi është kryer në aksin rrugor Siatista-Kristalopigji, të rrugës internacionale Egnatia, kur 48-vjeçari drejtonte një automjet në të cilin janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale 4 çanta me 106 qese me hashash.


Ndërsa në automjetin e dy të rinjve që kishin rolin e sinjalizuesit janë gjetur dhe konfiskuar 1550 euro dhe disa bizhuteri.

Të arrestuarit, të cilëve u janë konfiskuar gjithashtu edhe tre telefonat celularë, janë dërguar në Prokurorinë e Kosturit, ku u është lexuar edhe aktakuza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori