LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i zëvendësdrejtorit Jankoviq nga Serbia, Hovenier: Jemi të shqetësuar, shpresojmë të lirohet

Ndalimi i zëvendësdrejtorit Jankoviq nga Serbia, Hovenier: Jemi të shqetësuar, shpresojmë të lirohet

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit të rregullt me presidenten e vendit, Vjosa Osmani ka dhënë një deklaratë për media lidhur me rastin e ndalimit të policëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Derisa policët tjerë janë liruar, vazhdon të mbahet zëvendësdrejtori Dejan Jankoviq. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë.

Hovenier para gazetarëve theksoi se SHBA pret që të gjitha zotimet, marrëveshjet e arritura në dialog të zbatohen si nga Serbia, ashtu edhe nga Kosova.


“…Ne jemi shumë të shqetësuar dhe shpresojmë që ai të lirohet…”, tha ai, lidhur me ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës që vjen nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankoviq.

Ai tha se lidhur me këtë çështje Bashkimi Evropian ka lëshuar një ditë më parë një deklaratë dhe me këtë pajtohet.

Reagon BE-ja: Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë, i bëjmë thirrje të përmbahet nga veprime të tilla
Lexo po ashtu Reagon BE-ja: Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë, i bëjmë thirrje të përmbahet nga veprime të tilla

“Ishte një deklaratë nga BE dje. Ne punojmë për të mbështetur BE-në në negociatat e dialogut… Zotëri Stano e bëri shumë të qartë këtë dhe ne nuk kemi si të mos dakordohemi se si BE i sheh këto gjëra…”, tha ndër të tjera ambasadori.

Ndërkaq, lidhur me takimin sot në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me dinarin nuk deshi të komentojë, duke thënë se nuk dëshiron të predikoj diçka që po vazhdon. /Telegrafi/