LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta në moshë të hershme DJ nga Prishtina, Erin Go Dance

Ndahet nga jeta në moshë të hershme DJ nga Prishtina, Erin Go Dance

Është ndarë në moshë të hershme nga jeta DJ nga Prishtina, Erin Go Dance.

DJ, emri i vërtetë i të cilit është Erin Godanci, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Erin i cili me profesion ka qenë inxhinier i shkencave kompjuterike, ka qenë i punësuar në një kompani private të sigurisë kibernetike në vend.


DJ Erin Go Dance (Foto: Erin Godancii/Facebook)

Ai prej vitesh ka qenë pjesë aktive e jetës së natës në kryeqytet.

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të DJ Erin Godanci - kush ishte i riu nga Prishtina që premtonte shumë në muzikën elektronike
Lexo po ashtu Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të DJ Erin Godanci - kush ishte i riu nga Prishtina që premtonte shumë në muzikën elektronike

Në majin e vitit 2020, kur e gjithë bota ishte në izolim, Erin Go Dance, kishte realizuar një performancë live në sesionin e 14-të të Rave Live Sesion – sesione javore që organizoheshin online për të argëtuar publikun në atë kohë.

DJ Erin Go Dance (Foto: Erin Godancii/Facebook)

Erin Godanci ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si kitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e mërkurë) më datë 12.01.2022 në varrezat e Dragodanit, në ora 14:30. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Kalo në kategori