Deri në 35,000 ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s në të gjithë Norvegjinë këtë vit – më e madhja stërvitje që vendi ka parë që nga Lufta e Ftohtë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kombi skandinav, i cili ndan kufirin e Arktikut me Rusinë, do të presë trupa nga 30 vende gjatë Trident Junction, i planifikuar për tetor dhe nëntor.
Më shumë se 120 avionë, 70 anije dhe 10,000 automjete do të marrin pjesë në ushtrimet stërvitore, të cilat vijnë mes tensioneve të larta midis Moskës dhe Perëndimit.
Operacionet do të zhvillohen në zonat përreth Atlantikut të Veriut dhe Detit Baltik, duke përfshirë Islandën, dhe hapësirën ajrore të Finlandës dhe Suedisë.
Forcat detare, ajrore, speciale dhe forcat amfibe do të marrin pjesë në atë që është një nga ushtrimet më të mëdha të NATO-s në vitet e fundit.
Sipas mediave, “lojërat e luftës” të kësaj shkalle nuk janë parë në dekada.
Po sipas mediave, frika e konfliktit është “rinovuar” pasi Rusia paralajmëroi Perëndimin se po i afrohet një “vije të kuqe” pas sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA në Siri.
Zëdhënësi i Trident Juncture, Frank Sølvsberg tha se stërvitjet janë tri herë më të mëdha se çdo gjë që është kryer më parë në Norvegji.
Ai tha: “Është një mundësi e mrekullueshme e trajnimit për të gjitha palët e përfshira. Mendoj se gjithashtu u dërgon një mesazh të qartë të tjerëve që do të kërcënojnë aleancën”.
Sølvsberg shtoi se stërvitja do të sigurojë “mbrojtje totale” të rajonit.
Siç shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, forcat amerikane dhe britanike janë në gatishmëri në rajonin Baltik mes kërcënimit të perceptuar nga Rusia.
Siria është bërë një pikë alarmi midis Perëndimit dhe Rusisë pas sulmit të Presidentit të SHBA Donald Trump mbi “aleatin” e Putinit, Bashar al-Assad.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka miratuar ditë më parë sulmet ushtarake kundër Sirisë, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.
Siç edhe është raportuar më herët, sulmet ishin në përgjigje të incidentit të dyshuar kimik, që ka ndodhur në qytetin sirian, Duma.
Ndërkohë, pas fillimit të sulmeve kishin ardhur edhe reagime të ndryshme.
Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, ka paralajmëruar se sulmet e Shteteve të Bashkuara mbi Sirinë “nuk do të mbeten pa pasoja”.
Ndërkohë televizioni shtetëror sirian e ka përshkruar sulmin nga SHBA-të dhe aleatët e saj si një ‘shkelje flagrante’ e së drejtës ndërkombëtare.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj realizuan deri në 120 sulme ajrore në Siri në një ‘të shtënë të një kohë’ që Pentagoni tha se ndodhi pas provave bindëse se presidenti sirian Bashar al-Assad ishte përgjegjës për një sulm të armëve kimike duke përdorur të paktën gazin e klorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?