LAJMI I FUNDIT:

NATO për ‘bombën e pistë’: Rusia shpesh akuzon tjerët për atë që ajo vet planifikon të bëjë

NATO për ‘bombën e pistë’: Rusia shpesh akuzon tjerët për atë që ajo vet planifikon të bëjë

Pretendimet e rusëve se Ukraina planifikon përdorimin e “bombës së pistë”, është një “gënjeshtër” që Kremlini nuk guxon ta përdor si pretekst për eskalim të luftës.

Këto komente i bëri sot i pari i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg para gazetarëve, transmeton Telegrafi.

“Rusia tani rrejshëm pretendon se Ukraina po përgatitet të përdorë bombën bërthamore në territorin e saj. Aleanca e NATO-s mohon këto pretendime të rrejshme. Rusia shpesh akuzon të tjerët për atë se ajo vet planifikon të bëjë. E kemi parë këtë edhe më herët, nga Siria e deri në Ukrainë. Rusia nuk guxon si pretekst ta përdor këtë për eskalimin e luftës”, shtoi kreu i NATO-s.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i përshkroi pretendimet ruse si “të papërgjegjshme”.

“Çfarëdo përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do të ndryshojë natyrën e luftës”, tha Stoltenberg, duke shtuar se Putin e di se në luftën bërthamore nuk ka fitues, dhe se kurrë nuk duhet të zhvillohet një luftë e tillë.

Ai theksoi se në Moskë gjithashtu e dinë se një gjë e tillë do të shkaktonte pasoja të rënda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori