Ish-bashkëlojtari i Sergio Agueros te Manchester City, Samir Nasri, ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas do të tërhiqet nga futbolli si pasojë e një problemi me zemrën.
Nasri dha një intervistë për mediat në Francë në të cilën ai tha se kishte folur me sulmuesin e Barcelonës dhe se ai kishte konfirmuar se do të pensionohej nga futbolli i luajtur.
“Kun sapo më dërgoi një mesazh dhe, për fat të keq, është e vërtetë”, ka thënë fillimisht Nasri për Canal+ France.
“Jam shumë i trishtuar për këtë. Ai ka qenë një lojtar që të gjithë e njohin. Ai ka qenë një lojtar fantastik dhe është një person i madh”.
“Është vërtetë një ndjenjë e dhimbshme sepse nuk është zgjedhja e tij, ai ka qenë i detyruar ta bëjë këtë”.
“Unë e di se sa shumë ai e do këtë sport dhe ta shohësh atë të ndalojë së luajturi kështu është një ndjenjë e dhimbshme”.
“I dërgova kurajë dhe dashuri sepse ai është dikush që e vlerësoj jashtëzakonisht shumë”, përfundoi ish-mesfushori francez. /Telegrafi/