NasDaily mahnitet nga harmonia fetare mes shqiptarëve – videoja e re merr mbi një milion shikime brenda 3 orëve

Një nga vlogerët më të njohur të rrjeteve sociale, Nuseir Yassin, i cili menaxhon faqet ‘NasDaily’, këto ditë është duke qëndruar në Shqipëri dhe thuajse çdo ditë po publikon video duke promovuar gjërat për të cilat shquhet Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi.
Ditë më parë ai kishte publikuar video duke treguar për Besën e shqiptarit, e madje edhe për çmimet e lira të kafeve, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, sot ai ka ardhur me një video tjetër e cila ka filluar të merr vëmendje të madhe – kësaj radhe, në video ai e trajton tolerancën fetare mes shqiptarëve.
“E vërteta është se në shumë shtete feja mund t’i ndajë njerëzit dhe ta krijoj një mentalitet ‘Ne kundër Atyre’. Por, unë jam shumë i lumtur të them se kam gjetur shtetin ku kjo gjë nuk ndodh”, thotë ai në videon e cila për tri orë pas publikimit ka marrë mbi 3 milionë shikime.
“Në këtë shtet sekular, katër lloje të religjioneve jetojnë në paqe dhe nuk po e ekzagjeroj kur them se nuk mund ta dalloni cili person është mysliman, cili katolik ose çfarëdo”, shton ai.
Ndër tjerash ai thotë se religjioni nuk i definon njerëzit aty, por janë shqiptarë që jetojnë së bashku!
Për shqiptarët, thotë ai, feja është diçka mes njeriut dhe Zotit!
Vlen të ceket videot e tij, i befasuar nga gjërat e bukura të shqiptarëve, po tërheqin vëmendjen e miliona njerëzve anë e mbanë botës.
Më interesantja është se shumë prej tyre janë mahnitur aq shumë nga gjërat që ‘NasDaily’ ua ka prezantuar ndjekësve të tij, saqë ata kanë deklaruar se do ta vizitojnë Shqipërinë së shpejti!
Madje, në një koment, një person i quajtur Gregory Cheong thotë: ‘Kjo video është mahnitëse. Do ta vizitojë Shqipërinë së shpejti’, të cilit Nuseir Yassin i përgjigjet se dëshiron që faqja të jetë me më shumë shtete si Shqipëria, ku shumë njerëz nuk mund ta dinë se ku gjendet në hartë ky shtet, por kur ta vizitojnë e kuptojnë se ka shumë gjëra për të parë, mësuar e dashuruar! Në fund, ai thotë se Shqipëria tani është në mesin e përvojave më të mira që i ka parë deri tani nga thuajse të gjitha shtetet e botës që i ka vizituar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat në jetë
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë