Astronomët kanë zbuluar ‘galaktika të UFO-ve’ misterioze që shfaqen si objekte të kuqe, të ndezura në formë disku në errësirën e hapësirës.
Ata gjetën prova të 56 ‘objekteve të rrafshuara ultra të kuqe’ pas analizimit të të dhënave të mbledhura nga teleskopi hapësinor James Webb (JWST) i NASA-s, i cili u kishte shpëtuar teleskopëve të vjetër, si Hubble, për dekada.
Galaktikat e UFO-ve ka të ngjarë të jenë fshehur nga retë e pluhurit dhe mbeturinave që i rrethojnë, duke maskuar dritën nga sistemet e tyre të brendshme të yjeve, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, JWST përmban teknologji të avancuar, siç është zbulimi i dritës infra të kuqe, duke i mundësuar asaj të kapë imazhe mahnitëse të këtyre disqeve me shkëlqim, të cilët ndodhen rreth një milion vite dritë nga Toka.
Duke u mbështetur në këto imazhe dhe simulime kompjuterike, studiuesit në Universitetin e Kolorados Boulder (UCB) sugjeruan se galaktikat UFO janë të ngjashme në madhësi dhe formë me Rrugën e Qumështit, por janë ‘shumë më të pluhurosura’.
“JWST na lejon të shohim këtë lloj galaktike që nuk do të kishim mundur ta shihnim kurrë më parë. Na tregon se ndoshta nuk e kemi kuptuar universin aq mirë sa mendonim”, tha autori kryesor Justus Gibson.
Ai shpjegoi gjithashtu se galaktikat UFO duken të kuqe sepse ato lëshojnë shumë pak dritë të dukshme. Shumica e dritës që ikën nga këto galaktika është rrezatim infra i kuq, dhe sasia e vogël e dritës së dukshme që ato lëshojnë është në kufirin e asaj që sytë e njeriut mund të perceptojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve