Napoli vazhdon me fitore, mposht Udinesen që i shkaktoi probleme në fund të ndeshjes

Napoli ka shënuar fitore ndaj Udineses me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 15-të në Serie A.
Një ndeshje shumë e bukur doli të jetë ajo mes këtyre dy skuadrave, sidomos në minutat e para.
Lideri i Serie A kaloi në epërsi në minutën e 15-të, ku Victor Osimhen shënoi për të kaluar në epërsi skuadrën e tij për 1-0.
Në minutën e 31-të, sërish Napoli shënoi, kësaj radhe me mesfushorin në formë, Piotr Zielinski për 2-0.
Napoli shkoi në pjesën e parë me një epërsi të madhe, ndërsa edhe pjesën e dytë e nisi me gol.
Eljif Elmas shënoi një gol të bukur pas një aksioni vetanak në minutën e 58-të të ndeshjes për 3-0.
Kur ndeshja po shkonte kah fundi, Udinese shënoi për 3-1 me Ilija Nestorovskin në minutën e 79-të.
Pas vetëm tre minutash u hap kjo përballje, kur Lazar Samardzic shënoi për 3-2.
Por deri në fund gola të tjerë më nuk kishte dhe Napoli mori fitoren e radhës, ndërsa rrit epërsinë me ndjekësit prej 11 pikësh. /Telegrafi/


















































