Napoli është duke shqyrtuar një ofertë të lartë për të tentuar transferimin e Mauro Icardit nga Interi këtë verë.

Me vetëm dy javë të mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar, Napoli po rrit përpjekjet e tyre për të nënshkruar me yllin e Interit.


Argjentinasi duket se do të largohet përfundimisht nga Giuseppe Meazza pas një vere spekulimesh për të ardhmen e tij.

Napoli është etur për të nënshkruar sulmuesin dhe janë të gatshëm të tentojnë një ofertë të madhe, e cila duket e pa-refuzueshme.

Icardi vs Napoli 3 e1563805784325  1 Icardi gjatë një ndeshje ndaj Napolit (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Napoli mund të ofrojë 65 milionë euro  plus shërbimet e Arkadiusz Milik për të siguruar Icardin.

Mediumi italian gjithashtu shton se Icardi do të preferonte një transferim te Juventusi, të cilët gjithashtu janë të interesuar për transferimin. /Telegrafi/

telegrafi sport app