Rossonerët ishin më të mirë në gjysmën e parë të takimit duke krijuar raste, mirëpo skuadra mysafire tregoi një lojë solide, sidomos në mbrojte duke mos lejuar që të pranojë gol.

Mirëpo, porsa filloi gjysma e dytë, u akordua penallti në favor të kuqezinjve, pas prekjes së topit me dorë nga Salvatore Aronica, dhe i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili e kaloi skuadrën vendase në epërsi.


Milani dyfishoi epërsinë përmes Kevin-Prince Boateng (77’), i cili pranoi një pasim nga Alexandre Pato për të mposhtur portierin De Sanctis.

Pas një sulmi të shpejtë të vendasve, Alexandre Pato vulosi ndeshjen duke shënuar golin e tretë të Rossonerëve (79’).

Me këtë fitore, Milani forcohet në krye të tabelës me pesë pikë më shumë se Interi që mban vendin e dytë, dhe gjashtë më shumë se Napoli në vend të tretë. /Telegrafi/

telegrafi sport app