LAJMI I FUNDIT:

Napoli interesohet për Brojën, Chelsea mund t’i vendosë klauzolë riblerje shqiptarit

Napoli interesohet për Brojën, Chelsea mund t’i vendosë klauzolë riblerje shqiptarit

Armando Broja mund të largohet nga futbolli anglez në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi shqiptar është për momentin i huazuar tek Southampton nga Chelsea ku ka shfaqur formë shumë të mirë.

20-vjeçari ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me Southampton, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në një tjetër duke e rritur vlerën e tij në 18 milionë euro.


Duke parë formën fantastike që po kalon te Southampton, është skuadra italiane Napoli që ka shprehur interesim për transferimin e tij.

BBC ka raportuar gjatë ditës së sotme se drejtuesit e klubit italian janë duke e ndjekur me vëmendje ecurinë e shqiptarit para se të bëjnë një ofertë në drejtim të Chelseat.

Mediumi i njohur italian shkruan për Armando Brojën: Ronaldo fenomeni si idhull i tij, Tore Andea Flo si mentor
Lexo po ashtu Mediumi i njohur italian shkruan për Armando Brojën: Ronaldo fenomeni si idhull i tij, Tore Andea Flo si mentor

Broja në fund të sezonit do të rikthehet te Chelsea, por duket e vështirë të mbetet në Stamford Bridges, duke parë konkurrencën e madhe që është te Chelsea.

Gjithsesi Napoli do të tentojë transferimin e tij, edhe pse sipas BBC londinezët do të kërkojnë t’i vendosin një klauzolë riblerje shqiptarit siç e ka Tammy Abraham te Roma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori