Napoli i futet garës për Kovacicin

Mateo Kovacic pritet të largohet nga Real Madridi.
Kampionët e Evropës nuk llogaritin në shërbimet e kroatit dhe i kanë kërkuar atij të gjejë një skuadër të re.
E ardhmja e kroatit pritet të jetë përsëri në Serie A, pasi ish-skuadra e tij Inter dëshiron rikthimin në ‘San Siro’.
Por së fundmi në garë për shërbimet e kroatit është futur edhe skuadra tjetër e madhe italiane, Napoli.
Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, Napoli ka filluar kontaktet me menaxherin e futbollistit dhe klubin madrilen.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri është e gatshme të shpenzojë rreth 25 milionë euro për rikthimin e Kovacicit në Serie A. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































