Naomi Campbell dhe Miley Cyrus u panë së bashku në një dalje të sofistikuar në Londër të shtunën, duke tërhequr vëmendjen me elegancën e tyre të padiskutueshme.

Supermodelja 55 vjeçe, mahniti me një fustan dantelle të zezë që i theksonte linjat e tonifikuara, i kombinuar me taka elegante dhe syze të errëta që plotësonin pamjen e saj glamuroze.


Ndërkohë, Miley, 32 vjeçe, shkëlqeu me një veshje minimaliste, por plot stil – një bluzë e zezë e shkurtë dhe fund saten që i dhuronte një hijeshi klasike, shkruan DailyMail.

Me syze dielli në formë ovale dhe doreza të zeza sateni, këngëtarja e hitit “Flowers” u shfaq në eventin promovues të albumit të saj më të fundit “Something Beautiful”, duke marrë pjesë edhe në nënshkrimin e disqeve për fansat.

Në të njëjtin ambient, edhe babai i saj, Billy Ray Cyrus, u pa me partneren e tij, Liz Hurley.

Mbrëmja përkon me kthimin e Miley-t në vëmendjen mediatike për shkak të rrëfimeve të saj të sinqerta për marrëdhëniet familjare dhe sfidat personale që ka përballuar ndër vite, një tjetër dëshmi e transformimit të saj nga yll i Disney-t në një ikonë të muzikës dhe stilit. /Telegrafi/