LAJMI I FUNDIT:

Nafta kontrabandë në Durrës, arrestohen 13 persona, mes tyre 3 shqiptarë – sekuestrohen 62 mijë litra naftë

Nafta kontrabandë në Durrës, arrestohen 13 persona, mes tyre 3 shqiptarë – sekuestrohen 62 mijë litra naftë

62.000 litra naftë të kontrabanduara, të ardhura nga Libia drejt Durrësit janë sekuestruar nga një operacion i përbashkët me Policinë e Shtetit dhe Guardia di Finanza, që ka zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë.

Dy anijet e peshkimit, një shqiptare dhe një libiane “Geni” dhe“ABOBAKR 124”,  janë kapur nga pamjet e Guardia di Finanza duke shkëmbyer naftën e cila do të tregtohej në Shqipëri me çmim më të lirë.


Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, janë arrestuar pjesëtare të ekuipazhit të anijes “Geni”, konkretisht:

Elton Qevani, 31 vjeç, Klajdi Kapxhiu, 30 vjeç, Selim Gaba, 65 vjeç, banues në Durrës dhe Muhamet Eltawargy, 50 vjeç, shtetas i huaj.

Ekuipazhi i anijes ‘Geni’ ka deklaruar se është furnizuar me naftë për nevojat e anijes dhe jo për ta tregtuar atë me qëllime fitimi.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu, ditën e djeshme është bërë i mundur edhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të huaj, pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes libiane “Abobakr 124”, e cila dyshohet se ka furnizuar me naftë të kontrabanduar anijen shqiptare, konkretisht:

Muhamed Arafe, Ahmed Zantawi, Ahmet Abdurrabu, Said Nwegi, Muhamed Mahmut, Eshref Kahlife, Islam Ashkar, Ali Hadad, dhe Adil Badawi.

Ata janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”.

Policia tha se gjatë këtij operacioni pati një koordinim dhe veprim të shkëlqyer mes strukturave të Policisë së Shtetit, GDF-së, Zyrës Ndërlidhëse italiane me qendër në Shqipëri dhe rojës bregdetare, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori