LAJMI I FUNDIT:

Nafta e papërpunuar po tregtohet në nivelin 54.25 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar po tregtohet në nivelin 54.25 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar po tregtohet më 54.25 dollarë që është aktualisht niveli më i lartë për vitin 2019, pasi të dhënat treguan se prodhimi i naftës në rafineritë në Kinë, konsumatori i dytë më i madh në botë i naftës, arriti një rekord gjatë vitit 2018, pavarësisht një ngadalësimi të ekonomisë që kishte vitin e kaluar.

Sipas analistëve çmimet po mbështeten më tej nga shkurtimet e furnizimeve të udhëhequra nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, përcjell Telegrafi.

Ndërsa tregtarët thanë se rritja e çmimeve erdhi pasi të dhënat e lëshuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës treguan për sasinë e naftës që shënoi 603.57 milionë ton në vitin 2018 ose 12.12 milionë fuçi në ditë me një rritje prej 6.8 për qind krahasuar me një vit më parë.


Kina shënon rritjen më të ulët ekonomike në dekada
Lexo po ashtu Kina shënon rritjen më të ulët ekonomike në dekada

Shifrat e kërkesës për naftë, pavarësisht rritjes ekonomike të Kinës në 2018, ishin më të dobëta në 28 vjetet e fundit. /Telegrafi/